BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 123
  • A është Zoti kudo ose i kudondodhur?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është Zoti kudo ose i kudondodhur?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A banon Perëndia vetëm në një vend?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • A është kudo Perëndia?
    Zgjohuni!—2005
  • A është i kudondodhur Perëndia?
    Zgjohuni!—2011
  • Natyra e Perëndisë
    Zgjohuni!—2013
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 123
Qiell plot yje dhe dielli në horizont

A është Zoti kudo ose i kudondodhur?

Përgjigjja e Biblës

Zoti mund të shohë çdo gjë dhe të veprojë kudo që ai zgjedh. (Proverbat 15:3; Hebrenjve 4:13) Megjithatë, Bibla nuk mëson se Perëndia është i kudondodhur, domethënë, i pranishëm kudo dhe në çdo gjë. Përkundrazi, tregon se ai është person dhe ka një vend ku jeton.

  • Ç’formë ka Zoti? Zoti është frymë. (Gjoni 4:​24) Ai është i padukshëm për sytë njerëzorë. (Gjoni 1:​18) Në vegimet që përshkruan Bibla për Perëndinë, ai paraqitet vazhdimisht në një vend të caktuar. Ama, kurrë nuk thuhet se gjendet gjithandej.​—Isaia 6:​1, 2; Zbulesa 4:​2, 3, 8.

  • Ku banon Zoti? Zoti banon në qiejt e padukshëm, vend që është ndryshe nga krijimi fizik. Në ta ndodhet ‘banesa e tij qiellore’. (1 Mbretërve 8:​30, Bibla ECM) Bibla përmend një rast kur krijesat frymore «hynë e u paraqitën para Jehovait»,a dhe kjo tregon se, në njëfarë kuptimi, Zoti banon në një vend specifik.​—Jobi 1:6.

Nëse Zoti nuk është i kudondodhur, a mund të kujdeset vërtet për mua?

Po. Perëndia merakoset thellësisht për individët. Edhe pse jeton në qiell, ai i vëren njerëzit që duan vërtet t’i pëlqejnë dhe vepron për të mirën e tyre. (1 Mbretërve 8:​39; 2 Kronikave 16:9) Shqyrto si e shfaq Jehovai merakun për adhuruesit e sinqertë:

  • Kur lutesh: Jehovai mund të të dëgjojë pikërisht kur lutesh.​—2 Kronikave 18:31.

  • Kur ndihesh përtokë: «Jehovai u rri pranë zemërthyerve, dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar.»​—Psalmi 34:18.

  • Kur ke nevojë për drejtim: Jehovai ‘do të të japë gjykim të thellë dhe do të të mësojë’ nëpërmjet Fjalës së tij, Biblës.​—Psalmi 32:8.

Ide të gabuara për kudondodhjen

Ide e gabuar: Zoti është i pranishëm kudo në krijim.

Fakt: Zoti nuk banon as në tokë, as në ndonjë vend tjetër në universin fizik. (1 Mbretërve 8:​27) Është e vërtetë se yjet dhe veprat e tjera krijuese «shpallin lavdinë e Perëndisë». (Psalmi 19:1) Megjithatë, Zoti nuk banon brenda krijimit të vet, ashtu si një artist nuk jeton brenda pikturës së tij. Prapëseprapë, një pikturë mund të na tregojë diçka për artistin që e ka bërë. Po njësoj, bota e dukshme flet për «cilësitë . . . e padukshme» të Krijuesit, si fuqia, mençuria e dashuria.​—Romakëve 1:​20.

Ide e gabuar: Zoti duhet të jetë i kudondodhur që t’i dijë të gjitha gjërat dhe të jetë i gjithëpushtetshëm.

Fakt: Fryma e shenjtë e Perëndisë, ose forca aktive, është fuqia e Perëndisë në veprim. Me anë të frymës së tij të shenjtë, Zoti mund të kuptojë e të bëjë çdo gjë, kudo, kurdo, pa qenë i pranishëm.​—Psalmi 139:7.

Ide e gabuar: Psalmi 139:8 mëson se Zoti është i kudondodhur: «Sikur të ngjitesha në qiell, ti do të ishe atje. Sikur ta vija shtratin në Sheol (ose varr), edhe atje do të ishe.»

Fakt: Ky shkrim nuk flet për vendndodhjen e Perëndisë. Me gjuhë poetike mëson se nuk ka vend që të jetë aq i largët për Zotin, sa të mos veprojë dot për të mirën tonë.

a Jehova është emri i Zotit siç tregohet në Bibël.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo