-
AkaziGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Lidhur me Isainë 7:8, ku profeti paratha se Efraimi ‘do të bëhej copë e çikë’ brenda «gjashtëdhjetë e pesë vjetësh», një vepër referimi thotë: «Izraeli pësoi dëbimin e parë brenda një ose dy vjetëve që pasuan [shpalljen profetike të Isaisë], në kohën e Tiglath-Pileserit (2 Mbretërve 15. 29). Një tjetër ngjau rreth njëzet vjet më vonë gjatë mbretërimit të Hoshesë, në kohën e Shalmaneserit (2 Mbretërve 17. 1-6). Megjithatë, i fundit që ‘e copëtoi’ përfundimisht Izraelin, sa të ‘mos ishte më një popull’, i ndjekur nga kolonizimi i Samarisë me të huaj, ndodhi në kohën e Esar-Hadonit që mori syrgjyn edhe Manaseun, mbretin e Judës, vitin e njëzetedytë të mbretërimit të tij, gjashtëdhjetë e pesë vjet pas shpalljes së profecisë (krahaso Ezdrën 4.2, 3, 10 me 2 Mbretërve 17.24; 2 Kronikave 33.11).»—Commentary on the Whole Bible, nga Xhemisoni, Foseti dhe Brauni.
-
-
AsiriaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Sargoni II. Dokumentet e Sargonit flasin për shpërnguljen e 27.290 izraelitëve në Eufratin e Sipërm dhe në Medi. Në to përshkruhet edhe fushata e tij në Filisti, gjatë së cilës pushtoi Gathin, Ashdodin dhe Asdudimun. Pikërisht gjatë kësaj fushate, Perëndia e udhëzoi profetin Isaia të paralajmëronte se sa gjë e kotë ishte të kërkoje mbrojtje tek Egjipti ose Etiopia kundër agresionit asirian. (Is 20:1-6) Ndoshta gjatë mbretërimit të Sargonit u dërguan për herë të parë njerëz nga Babilonia e Siria që të popullonin sërish Samarinë. Më vonë, mbreti asirian ktheu nga mërgimi një prift izraelit që t’u mësonte ‘fenë e Perëndisë së vendit’.—2Mb 17:24-28; shih SAMARIA nr. 2; SAMARITANËT.
-
-
AvitëtGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
AVITËT
Banorët e Avës. Ishin ndër popujt që asirianët i shpërngulën në Samari për të zëvendësuar izraelitët e mërguar, pasi pushtuan vendin në vitin 740 p.e.s. (2Mb 17:24) Të gjithë këta të shpërngulur dhe banorët që kishin mbetur, si edhe pasardhësit e tyre, u quajtën samaritanë. Avitët mësuan deri diku të kishin frikë nga Jehovai, por prapëseprapë bënë dhe adhuruan perënditë Nibaz e Tartak.—2Mb 17:29-33; shih AVA.
-
-
IzraeliGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Politika e asirianëve, që zuri fill nga Tiglath-Pileseri III, pararendësi i Shalmaneserit, ishte t’i shpërngulte robërit nga territori i pushtuar dhe të çonte në vend të tyre banorë nga vise të tjera të perandorisë. Kjo u vinte pritë kryengritjeve në të ardhmen. Pjesëtarët e kombeve që u shpërngulën në territorin e Izraelit, dalëngadalë u përzien me vendësit edhe nga ana etnike, edhe nga ajo fetare, e më pas u quajtën samaritanë.—2Mb 17:24-33; Ezd 4:1, 2, 9, 10; Lu 9:52; Gjo 4:7-43.
-