KOMBE ARMIKE QË SULMUAN IZRAELIN
IZRAELI rrethohej nga kombe armike që synonin të shtinin në dorë territorin që u kishte dhënë si trashëgimi Jehovai. A do ta gllabëronin ato Izraelin? Sa kohë mbeti besnik, Izraeli ngadhënjente mbi to. «Jehovai luftonte për Izraelin.»—Js 10:14.
Kjo u pa qartë gjatë mbretërimit të Jehozafatit (936-rr. 911 p.e.s.). Forcat e bashkuara të Amonit, të Moabit dhe të malit Seir dolën kundër Judës. Jehozafati iu lut Jehovait: «Ja ku janë . . . duke ardhur për të na dëbuar nga prona që na dhe. O Perëndia ynë, a nuk do të ekzekutosh gjykimin mbi ta?» Patjetër! Judës iu dha kjo siguri: «Beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.» Jehovai i ngatërroi armiqtë, duke bërë që të vritnin njëri-tjetrin.—2Kr 20:1-23.
Në fund, pasi kishte luftuar shekuj të tërë për kombin e tij, Jehovai i lejoi kombet armike ta mposhtnin Izraelin. Në vitin 740 p.e.s. asirianët i dhanë fund mbretërisë dhjetëfisëshe «sepse bijtë e Izraelit kishin mëkatuar kundër Jehovait». (2Mb 17:7-18) Pastaj, në vitin 607 p.e.s., mbretërinë dyfisëshe e shkatërruan babilonasit për shkak të mosbindjes. (2Mb 21:10-15; 22:16, 17) Kjo periudhë e historisë së Izraelit thekson sa rëndësi ka t’i bindemi Jehovait.
[Tabela dhe harta]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)
[Tabela]
KOMBE ARMIKE dhe shkrimet përkatëse
Amalek Ps 83:2-4, 7
Amon 2Kr 20:1-3, 10, 11; 2Mb 24:2
Asiri 2Mb 15:19, 20, 29; 17:1-6; 18:13-35
Babiloni 2Mb 24:1, 12-17; 25:1-21
Edom 2Kr 20:1, 2, 22; 28:17; Ab 1, 12-14
Egjipt 1Mb 14:25, 26; 2Kr 36:2-4
Etiopi 2Kr 14:9-13
Moab Ps 83:2-4, 6
Filisti 1Sa 17:1-10; 31:1-7; 2Sa 5:17-25
Siri 1Mb 20:1-6, 26; 2Mb 12:17, 18; 16:5-9
[Figura në botimin e shtypur]
Ushtarë asirianë çojnë në mërgim judenjtë e kapur rob në Lakish
[Figura në botimin e shtypur]
Mbishkrim egjiptian ku flitet gjithë mburrje për fitoren e faraonit Shishak kundër qyteteve të Judës
[Figura në botimin e shtypur]
Mbishkrim babilonas që dokumenton pushtimin e Judës nga Nabukodonosori