ATERI
[i mbyllur; i penguar].
1. Izraelit; në vitin 537 p.e.s., 98 bij ose pasardhës të tij u kthyen me Zorobabelin nga mërgimi në Babiloni. (Ezd 2:1, 2, 16; Ne 7:21) Ata përmenden si «bijtë e Aterit, të Hezekisë, nëntëdhjetë e tetë», mbase për të treguar se vinin nga Ateri, pasardhësi i një burri me emrin Hezekia (ka mundësi jo mbreti i Judës), ose se ishin pasardhës të Aterit nga një burrë me emrin Hezekia. Një pasardhës i Aterit mund të ketë qenë një nga krerët e popullit që vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë.—Ne 9:38; 10:1, 17.
2. Kreu i një familjeje levite, pasardhësit e të cilit ishin mes ‘bijve të derëtarëve’ të tempullit që u kthyen nga Babilonia në Jerusalem me Zorobabelin.—Ezd 2:42; Ne 7:45.