BANI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «ndërtoj»].
1. Levit, pasardhës i Merarit dhe paraardhës i Etanit, të cilin Davidi e caktoi të shërbente në tempull.—1Kr 6:31, 44, 46.
2. Një nga burrat e fuqishëm të Davidit; gadit.—2Sa 23:36.
3. Pasardhës i Judës nga Perezi; pas kthimit nga mërgimi, pasardhësit e tij jetuan në Jerusalem. (1Kr 9:3, 4) Kreu i një familjeje. Ndoshta ishte Bani nr. 4 dhe 5 ose 4 dhe 6.
4. Kreu i një familjeje, pasardhësit e të cilit (më shumë se 600) u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin. (Ezd 2:1, 10) Te Nehemia 7:15 quhet Binui.—Shih Bani nr. 3.
5. Kreu i një familjeje; gjashtë pasardhës të tij larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës. Nuk është Bani nr. 6.—Ezd 10:29, 44; shih Bani nr. 3.
6. Kreu i një familjeje në Izrael; me sa duket 12 pasardhës të tij larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës. Nuk është Bani nr. 5.—Ezd 10:34, 44; shih Bani nr. 3.
7. Levit; i biri, Rehumi, ndihmoi për meremetimin e murit të Jerusalemit në vitin 455 p.e.s. Krahaso Bani nr. 8-10, 12.—Ne 3:17.
8. Levit që ndihmoi Ezdrën kur i lexoi dhe i shpjegoi Ligjin popullit.—Ne 8:7; 9:4, 5; shih Bani nr. 7.
9. I dyti nga dy levitë me emrin Bani që ishin në platformë kur Izraeli rrëfeu publikisht mëkatet në vitin 455 p.e.s.—Ne 9:4.
10. Levit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të Nehemisë.—Ne 9:38; 10:13.
11. Një nga «krerët e popullit», pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’.—Ne 9:38; 10:14.
12. Levit, pasardhës i Asafit; i biri, Uzi, ishte mbikëqyrës i levitëve në Jerusalem në kohën e Nehemisë.—Ne 11:22; shih Bani nr. 7.