-
Të drejtët do ta lëvdojnë Perëndinë përgjithmonëKulla e Rojës—2009 | 15 Mars
-
-
11, 12. Cilat janë disa mënyra se si i përdor gjërat materiale populli i Perëndisë?
11 Populli i Perëndisë, qoftë klasa e skllavit të mirosur, qoftë ata që përbëjnë ‘shumicën e madhe’, është treguar bujar në lidhje me gjërat materiale. Psalmi 112:9 thotë: «Ai jep dorëhapur, u fal të varfërve.» Të krishterët e vërtetë sot, shpesh japin kontribute materiale për të bashkëkrishterët e madje edhe për fqinjët që janë në nevojë. Gjithashtu, ata i përdorin burimet materiale për të dhënë ndihma në raste katastrofash. Siç tha Jezui, edhe kjo sjell lumturi.—Lexo Veprat 20:35; 2 Korintasve 9:7.
12 Përveç kësaj, mendo për shpenzimet që duhen për të botuar këtë revistë në 172 gjuhë, shumë prej të cilave fliten nga popuj disi të varfër. Mendo që kjo revistë del edhe në disa gjuhë të shenjave për ata që nuk dëgjojnë, si dhe në gjuhën braile për të verbrit.
-
-
Të drejtët do ta lëvdojnë Perëndinë përgjithmonëKulla e Rojës—2009 | 15 Mars
-
-
«Do të lartësohet me lavdi»
17. Si «do të lartësohet me lavdi» i drejti?
17 Ç’kënaqësi do të jetë të lëvdojmë Jehovain të gjithë së bashku, pa kundërshtim nga Djalli dhe bota e tij! Kjo e ardhme e përhershme i pret të gjithë ata që mbajnë një qëndrim të drejtë para Perëndisë. Ata nuk do të mposhten në mënyrë të turpshme, sepse Jehovai premton edhe se «briri» i të drejtit «do të lartësohet me lavdi». (Psal. 112:9) I drejti i Jehovait do të ngazëllejë fitimtar kur të shohë mposhtjen e të gjithë armiqve të sovranitetit të Jehovait.
-