BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Si të jemi të pastër në sytë e Perëndisë?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • 2. Cilat vese duhet të shmangim që të jemi të pastër?

      Bibla na nxit që ‘të pastrohemi nga çdo gjë që ndot trupin e mendjen’. (2 Korintasve 7:1) Kjo do të thotë se duhet të shmangim çdo gjë që na dëmton fizikisht ose mendërisht. Mendimet tona duhet t’i sjellin kënaqësi Jehovait, ndaj bëjmë çmos të hedhim poshtë mendimet e papastra. (Psalmi 104:34) Gjithashtu nuk përdorim fjalë të pista.—Lexo Kolosianëve 3:8.

      Ç’gjë tjetër mund të na ndotë fizikisht ose moralisht? Disa substanca na dëmtojnë organizmin. Për këtë arsye nuk pimë duhan e nuk përdorim drogë. Në këtë mënyrë jemi më të shëndetshëm e tregojmë respekt për dhuratën e jetës. Gjithashtu bëjmë çmos të mbetemi të pastër moralisht, duke luftuar kundër vesit të masturbimit dhe të shikimit të pornografisë. (Psalmi 119:37; Efesianëve 5:5) Ndoshta e kemi të vështirë të heqim dorë nga këto vese, por Jehovai mund të na ndihmojë.—Lexo Isainë 41:13.

  • Si të jemi të pastër në sytë e Perëndisë?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • 5. Lufto kundër mendimeve të papastra dhe veseve

      Lexoni Kolosianëve 3:5 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      • Nga e dimë se pornografia, sextingb dhe masturbimi janë të papastra në sytë e Jehovait?

      • A të duket e arsyeshme që Jehovai pret të jemi të pastër moralisht? Pse?

      Shiko si mund të luftosh me mendimet e papastra. Shihni VIDEON.

      VIDEO: Vepro që të mbetesh i pastër (1:51)

      Jezui përdori një ilustrim për të treguar se duhet të bëjmë çmos që të mbetemi të pastër moralisht. Lexoni Mateun 5:29, 30 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Jezui nuk po thoshte se duhet ta dëmtojmë veten fizikisht, por ama duhet të bëjmë diçka. Si mund të veprojë me vendosmëri dikush që të shmangë mendimet e papastra?c

      Nëse po lufton me mendimet e papastra, të jesh i sigurt se Jehovai i vlerëson përpjekjet e tua. Lexoni Psalmin 103:13, 14 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Nëse po lufton me ndonjë ves, si të jep zemër ky shkrim që të mos dorëzohesh?

      Mos u dorëzo!

      Fare lehtë mund të mendojmë: «Dështova, është e kotë të përpiqem.» Por mendo pak për këtë: thjesht ngaqë një vrapues pengohet dhe bie, s’do të thotë se e ka humbur garën dhe as që duhet ta fillojë nga e para. Po kështu, nëse në ndonjë moment i rikthehesh një vesi, kjo s’do të thotë se e ke humbur luftën për ta mposhtur atë. Dhe as nuk do të thotë që i gjithë mundi yt ka shkuar dëm. Gjatë luftës me një ves, herë-herë mund ta humbësh betejën, dhe kjo është diçka normale. Por mos hiq dorë! Me ndihmën e Jehovait mund ta mposhtësh vesin.

      Një vrapues që ngrihet pasi ka rënë.
Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo