BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Madhështia e Jehovait është e pahetueshme
    Kulla e Rojës—2004 | 15 Janar
    • Sa madhështore janë cilësitë morale të Perëndisë!

      20, 21. (a) Cilave cilësi që lidhen me madhështinë e Jehovait u thuren lavde në Psalmin 145:7-9? (b) Ç’ndikim kanë këto cilësi të Perëndisë tek ata që e duan?

      20 Siç e kemi vënë re, gjashtë vargjet e para të Psalmit 145 na japin arsye të forta për ta lavdëruar Jehovain për gjërat që lidhen me madhështinë e tij të pahetueshme. Vargjet 7 deri në 9 i thurin lavde madhështisë së Perëndisë duke folur për cilësitë e tij morale. Davidi këndon: «Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde. Zoti është i dhembshur dhe mëshirplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhembshuri për të gjitha veprat e tij.»

      21 Këtu së pari Davidi thekson mirësinë dhe drejtësinë e Jehovait, cilësi që Satana Djalli i vuri në dyshim. Si ndikojnë këto cilësi te të gjithë ata që e duan Perëndinë dhe i nënshtrohen sundimit të tij? E pra, mirësia e Jehovait dhe mënyra e drejtë se si sundon u sjell kaq shumë gëzim adhuruesve të tij, saqë vazhdojnë t’i japin lavdi me gjallëri. Për më tepër, Jehovai u tregon mirësi ‘të gjithëve’. Shpresojmë që kjo të ndihmojë shumë më tepër njerëz që të pendohen dhe të bëhen adhurues të Perëndisë së vërtetë para se të jetë tepër vonë.​—Veprat 14:15-17.

      22. Si i trajton Jehovai shërbëtorët e tij?

      22 Davidi vlerësonte edhe cilësitë që vetë Perëndia vuri në pah kur «kaloi pranë [Moisiut] dhe thirri: ‘Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri.’» (Eksodi [Dalja] 34:6) Kështu Davidi mund të shpallte: «Zoti është i dhembshur dhe mëshirplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.» Ndonëse Jehovai ka një madhështi të pahetueshme, i nderon shërbëtorët e tij njerëzorë duke i trajtuar me dhembshuri ose zemërbutësi. Ai është plot mëshirë, gati për t’i falur mëkatarët e penduar në bazë të flijimit shpërblyes të Jezuit. Veç kësaj, Jehovai është i ngadalshëm në zemërim, sepse u jep mundësi shërbëtorëve të tij të mposhtin dobësitë që përndryshe do t’i pengonin të hynin në botën e re të drejtësisë.​—2 Pjetrit 3:9, 13, 14.

  • Jehovai shfaq me bollëk dashuri besnike
    Kulla e Rojës—2004 | 15 Janar
    • Jehovai shfaq me bollëk dashuri besnike

      «Jehovai . . . shfaq me bollëk dashamirësi.»​—PSALMI 145:8, BR.

      1. Sa e madhe është dashuria e Perëndisë?

      «PERËNDIA është dashuri.» (1 Gjonit 4:8) Kjo shprehje prekëse na tregon se sundimin e tij Jehovai e bazon mbi dashurinë. Mendoni pak, edhe njerëzit që nuk i binden atij përfitojnë nga dielli e nga shiu që ai siguron me aq dashuri! (Mateu 5:44, 45) Falë dashurisë që ka Perëndia për njerëzimin, edhe armiqtë e tij mund të pendohen, të kthehen tek ai dhe të fitojnë jetën. (Gjoni 3:16) Por së shpejti Jehovai do t’i shfarosë njerëzit e ligj që s’duan të kthejnë rrugë, kurse njerëzit që e duan Perëndinë do të kenë jetën e përhershme në një botë të re të drejtë.​—Psalmi 37:9-11, 29; 2 Pjetrit 3:13.

      2. Cilin aspekt të veçantë të dashurisë tregon Jehovai për ata që i janë kushtuar atij?

      2 Jehovai tregon vazhdimisht dashuri për adhuruesit e tij të vërtetë, në një mënyrë që e bën veçanërisht të çmuar këtë dashuri. Për këtë dashuri përdoret një fjalë hebraike që përkthehet «dashamirësi» ose «dashuri besnike». Mbreti David i Izraelit të lashtë e çmonte shumë dashamirësinë e Perëndisë. Nga përvoja e tij dhe nga meditimi për mënyrën si vepron Perëndia me të tjerët, Davidi mund të këndonte i sigurt: «Jehovai . . . shfaq me bollëk dashamirësi [ose dashuri besnike].»​—Psalmi 145:8, BR.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo