BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g21 nr. 1 f. 14
  • Njohuri që të bën mik me Perëndinë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njohuri që të bën mik me Perëndinë
  • Zgjohuni!—2021
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Krijuesi ynë ka një emër
  • Jehovai është Perëndi i dashur
  • Jehovai është një Perëndi që fal
  • Jehovai do që t’i lutemi
  • ‘Vazhdoni ta falni lirisht njëri-tjetrin’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Jehovai—Ai që fal si askush tjetër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Cila është e vërteta rreth Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Kush është Perëndia?
    Çfarë na mëson Bibla?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2021
g21 nr. 1 f. 14

Njohuri që të bën mik me Perëndinë

Krijuesi ynë jo vetëm që është i fuqishëm, por ka edhe cilësi të admirueshme. Ai do që të mësojmë për të dhe të bëhemi miq me të. (Gjoni 17:3; Jakovi 4:8) Ja pse na ka zbuluar kaq shumë për veten.

Krijuesi ynë ka një emër

«Le ta dinë të gjithë se vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në mbarë tokën.»—PSALMI 83:18.

Bibla mëson se Jehovai është Perëndia i vetëm i vërtetë. Ai është Krijuesi i universit dhe i çdo forme jete. Vetëm atij i takon adhurimi ynë.—Zbulesa 4:11.

Jehovai është Perëndi i dashur

Emri i krijuesit, Jehovait, në gjuhët hindi, panxhabe, gujarate, teluge, tamile dhe shqipe.

«Perëndia është dashuri.»—1 GJONIT 4:8.

Jehovai përdor Biblën dhe gjërat që ka krijuar për të na mësuar çfarë cilësish ka. Dashuria është cilësia e tij mbizotëruese, ja pse gjithçka e bën i motivuar nga dashuria. Sa më shumë mësojmë për Jehovain, aq më shumë e duam.

Jehovai është një Perëndi që fal

«Ti je një Perëndi që mezi pret të falësh.»—NEHEMIA 9:17.

Jehovai e di që jemi të papërsosur. Prandaj ‘mezi pret të na falë’. Kur i themi se na vjen keq dhe përpiqemi fort të heqim dorë nga gjërat e këqija, ai na fal dhe nuk na ndëshkon për mëkatet e së shkuarës.—Psalmi 103:12, 13.

Jehovai do që t’i lutemi

«Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin . . . ; i dëgjon thirrjet e tyre për ndihmë.»—PSALMI 145:18, 19.

Jehovai nuk kërkon që ta adhurojmë nëpërmjet riteve të veçanta ose objekteve fetare. Na i dëgjon lutjet, ashtu si prindërit e dashur dëgjojnë fëmijët e tyre të shtrenjtë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo