BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 41
  • Çfarë thotë Bibla për seksin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për seksin?
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • ‘Ik nga imoraliteti seksual!’
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Marrëdhëniet seksuale para martesës
    Zgjohuni!—2013
  • A është vërtet seks seksi oral?
    Të rinjtë pyesin
  • Pikëpamja hyjnore për pastërtinë morale
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 41
Mësimi 41. Një burrë e një grua të kapur për dore.

MËSIMI 41

Çfarë thotë Bibla për seksin?

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Shumë njerëz kanë siklet të flasin për seksin. Megjithatë, Bibla flet hapur e në mënyrë dinjitoze për të. Ajo që thotë Bibla për seksin është për të mirën tonë. Kjo është logjike se, tekefundit, Jehovai është Krijuesi ynë dhe e di çfarë është më e mira për ne. Ai na tregon se çfarë duhet të bëjmë që t’i pëlqejmë atij, si dhe çfarë do të na ndihmojë ta gëzojmë jetën përgjithmonë.

1. Cila është pikëpamja e Jehovait për seksin?

Seksi është një dhuratë nga Jehovai. Ai do që kjo dhuratë t’i sjellë kënaqësi një burri e një gruaje të martuar me njëri-tjetrin. Kjo dhuratë nuk është vetëm për të lindur fëmijë, por edhe që një çift të shprehë dashurinë dhe përzemërsinë ndaj njëri-tjetrit, në mënyrë të natyrshme dhe që u sjell kënaqësi. Prandaj, Fjala e Perëndisë thotë: «Gëzofsh me gruan e rinisë sate!» (Proverbat 5:18, 19) Jehovai pret që të krishterët e martuar të jenë besnikë e të mos e tradhtojnë kurrë njëri-tjetrin.—Lexo Hebrenjve 13:4.

2. Çfarë është imoraliteti seksual?

Bibla thotë se «imoralët . . . nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë». (1 Korintasve 6:9, 10) Shkrimtarët e Biblës përdorën fjalën greke porneía për të përshkruar imoralitetin seksual. Kjo fjalë përfshin (1) marrëdhëniet seksualea mes personave që nuk janë të martuar me njëri-tjetrin, (2) homoseksualizmin dhe (3) marrëdhëniet seksuale me kafshët. Kënaqim Jehovain dhe nxjerrim dobi edhe vetë, kur ‘i rrimë larg imoralitetit seksual’.—1 Selanikasve 4:3.

SHQYRTO MË TEJ

Shqyrto si mund t’i qëndrosh larg imoralitetit seksual dhe ç’të mira vijnë kur qëndron i pastër moralisht.

Jozefi duke ia mbathur nga gruaja e Potifarit. Asaj i ka mbetur në dorë veshja e Jozefit.

3. Ik nga imoraliteti seksual

Jozefi, një burrë besnik, i tha jo një gruaje që donte të bënte seks me të. Lexoni Zanafillën 39:1-12 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Çfarë e shtyu Jozefin t’ia mbathte?—Shih vargun 9.

  • A mendon se Jozefi bëri zgjedhjen e duhur? Pse?

Si mund ta imitojnë Jozefin të rinjtë sot dhe të ikin nga imoraliteti seksual? Shihni VIDEON.

VIDEO: Ikni nga imoraliteti! (5:06)

Jehovai do që t’i themi jo imoralitetit. Lexoni 1 Korintasve 6:18 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Cilat situata mund ta shtyjnë dikë që të kryejë imoralitet seksual?

  • Si mund të ikësh nga imoraliteti?

4. Mund t’i rezistosh tundimit

Pse nuk është e lehtë t’i rezistojmë tundimit për të kryer imoralitet seksual? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

VIDEO: Bibla të ndihmon t’i rezistosh tundimit (3:02)

  • Çfarë bëri vëllai në video kur kuptoi se mendimet dhe veprimet e tij mund ta shtynin të mos i qëndronte besnik gruas?

Ndonjëherë, edhe të krishterëve besnikë u duhet të luftojnë që t’i mbajnë të pastra mendimet. Si mund t’i luftosh mendimet imorale? Lexoni Filipianëve 4:8 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Për cilat gjëra duhet të mendojmë?

  • Pse kur lexojmë Biblën dhe bëjmë çmos për të bërë vullnetin e Jehovait, e kemi më të lehtë t’i themi jo tundimit për të mëkatuar?

5. Standardet e Jehovait janë për të mirën tonë

Jehovai e di se çfarë është më e mira për ne. Ai na tregon si të qëndrojmë të pastër moralisht dhe ç’të mira vijnë nga kjo. Lexoni Proverbat 7:7-27 ose shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

VIDEO: Mungesa e gjykimit të mirë (9:31)

  • Si përfundoi i riu në një situatë tunduese?—Shih Proverbat 7:8, 9.

  • Sipas Proverbave 7:23, 26, imoraliteti seksual sjell pasoja të rënda. Çfarë problemesh shmangim kur qëndrojmë të pastër moralisht?

  • Si na ndihmon pastërtia morale ta gëzojmë jetën përgjithmonë?

Disa mendojnë se pikëpamja e Biblës për homoseksualizmin, tregon mungesë dashurie. Por, Jehovai është Perëndia i dashurisë, ndaj do që ta gëzojmë jetën përgjithmonë. Ama, nga ne pritet që të jetojmë sipas standardeve të tij. Lexoni 1 Korintasve 6:9-11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Sipas pikëpamjes së Perëndisë, a janë vetëm dëshirat homoseksuale të papërshtatshme?

Të gjithë duhet të bëjmë ndryshime që t’i pëlqejmë Perëndisë. Por, a ia vlejnë përpjekjet? Lexoni Psalmin 19:8, 11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • A të duken të arsyeshme standardet morale që ka vendosur Jehovai? Pse?

Kolazh: 1. Një vajzë e trishtuar është ulur pranë të dashurit. Ajo pi duhan dhe alkool me miqtë në një klub nate. 2. E njëjta vajzë bisedon e lumtur me motrat në Sallën e Mbretërisë.

Jehovai ka ndihmuar shumë veta të jetojnë në përputhje me normat e tij morale. Ai mund të të ndihmojë edhe ty

DISA THONË: «Ç’të keqe ka nëse dy persona që e duan njëri-tjetrin kryejnë marrëdhënie seksuale?»

  • Çfarë do t’u thoshe?

PËRMBLEDHJE

Seksi është një dhuratë nga Jehovai që i sjell kënaqësi një çifti të martuar.

Si do të përgjigjeshe?

  • Çfarë përfshin imoraliteti seksual?

  • Çfarë do të na ndihmojë t’i qëndrojmë larg imoralitetit?

  • Çfarë të mirash vijnë kur ndjekim normat morale të Jehovait?

Provo këtë

EKSPLORO

Mëso pse Perëndia do që një çift që bashkëjetojnë, të jenë të martuar me njëri-tjetrin.

«Çfarë thotë Bibla për bashkëjetesën pa qenë të martuar?» (Artikull në jw.org)

Mëso pse Bibla nuk nxit urrejtje ndaj homoseksualëve, edhe pse e dënon qartë këtë sjellje.

«A është i gabuar homoseksualizmi?» (Artikull në jw.org)

Mëso pse ligjet e Jehovait për seksin janë mbrojtje për ne.

«A është vërtet seks seksi oral?» (Artikull në jw.org)

Në historinë me titull «Më trajtuan me dinjitet», shiko se çfarë e motivoi një homoseksual të ndryshonte mënyrën e jetesës për t’i pëlqyer Perëndisë.

«Bibla të ndryshon jetën» (Kulla e Rojës, 1 prill 2011)

a Këto marrëdhënie seksuale të papërshtashme përfshijnë një sërë veprimesh, si seksin oral, seksin anal dhe përkëdheljen e organeve gjenitale të dikujt tjetër.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo