BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ti mund të jesh mik i Jehovait
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • Mësimi 8. Një burrë i ulur në stol duke vështruar qiellin.

      MËSIMI 08

      Ti mund të jesh mik i Jehovait

      Jehovai dëshiron që ta njohësh më mirë. Pse? Ai shpreson se duke mësuar për personalitetin e tij, për mënyrën si vepron dhe për qëllimin e tij, do të të shtohet dëshira për të qenë mik me të. Por, a është e mundur të jesh mik i Perëndisë? (Lexo Psalmin 25:14.) Çfarë duhet të bësh që të jesh mik me të? Bibla u jep përgjigje këtyre pyetjeve dhe na tregon pse Jehovai është miku më i mirë që mund të kemi.

      1. Çfarë ftese të bën Jehovai?

      «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.» (Jakovi 4:8) Çfarë do të thotë kjo? Jehovai po të fton të bëhesh miku i tij. Disa e kanë të vështirë të imagjinojnë se mund të jenë miq me dikë që nuk e shohin, aq më tepër me vetë Perëndinë. Megjithatë, në Fjalën e tij, Biblën, Jehovai na tregon çdo gjë që duhet të dimë rreth personalitetit të tij në mënyrë që t’i afrohemi. Kur lexojmë mesazhin që Perëndia na ka lënë në Bibël, miqësia jonë me Jehovain forcohet, edhe pse nuk e kemi parë kurrë.

      2. Pse Jehovai është miku më i mirë që mund të kesh?

      Jehovai të do më shumë se çdokush tjetër. Ai dëshiron që të jesh i lumtur dhe t’i drejtohesh atij sa herë ke nevojë për ndihmë. Po, ‘mund ta hedhësh gjithë ankthin tënd mbi të, sepse ai merakoset për ty’. (1 Pjetrit 5:7) Jehovai është gjithnjë gati t’i dëgjojë, t’i mbështetë dhe t’i ngushëllojë miqtë e tij.—Lexo Psalmin 94:18, 19.

      3. Çfarë pret Jehovai nga miqtë e tij?

      Jehovai i do të gjithë njerëzit, megjithatë vetëm «të ndershmit gëzojnë miqësi të ngushtë me të». (Proverbat 3:32) Jehovai pret që miqtë e tij të përpiqen të bëjnë atë që është e mirë dhe të shmangin atë që është e keqe sipas pikëpamjes së tij. Disa mendojnë se nuk i përmbushin dot kurrë standardet e Jehovait për të mirën dhe të keqen. Por, Jehovai është zemërgjerë. Ai i pranon të gjithë ata që e duan vërtet dhe që bëjnë çmos për ta kënaqur.—Psalmi 147:11; Veprat 10:34, 35.

      SHQYRTO MË TEJ

      Le të mësojmë si mund të bëhemi miq të Jehovait dhe pse ai është miku më i mirë që mund të kemi.

      4. Abrahami ishte mik i Jehovait

      Tregimi në Bibël për Abrahamin (i quajtur edhe Abram) na ndihmon të kuptojmë se ç’do të thotë të jesh mik i Perëndisë. Lexoni për Abrahamin te Zanafilla 12:1-4 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      • Çfarë i kërkoi Jehovai Abrahamit të bënte?

      • Çfarë i premtoi Jehovai atij?

      • Si veproi Abrahami?

      5. Çfarë kërkon Jehovai nga miqtë e tij?

      Zakonisht presim disa gjëra nga miqtë tanë.

      • Po ti, çfarë pret nga miqtë e tu?

      Lexoni 1 Gjonit 5:3 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Çfarë kërkon Jehovai nga miqtë e tij?

      Që t’i bindemi Jehovait, mund të na duhet të ndryshojmë sjelljen dhe personalitetin. Lexoni Isainë 48:17, 18 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Pse Jehovai u kërkon miqve të tij të bëjnë ndryshime?

      Një punëtor ndërtimi i jep kaskën e sigurisë një punëtori tjetër.

      Një mik i mirë na thotë se ç’duhet të bëjmë që të mbrohemi e të nxjerrim dobi. Po kështu, bën edhe Jehovai

      6. Çfarë bën Jehovai për miqtë e tij?

      Jehovai i ndihmon miqtë e tij të përballojnë problemet. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen e mëposhtme.

      VIDEO: Jehovai ka bërë shumë për mua (3:20)

      • Si e ndihmoi Jehovai gruan në këtë video të luftonte me mendimet dhe ndjenjat negative?

      Lexoni Isainë 41:10, 13 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      • Çfarë u premton Jehovai të gjithë miqve të tij?

      • A mendon se Jehovai mund të jetë një mik i mirë? Pse?

      Kolazh: Disa miq të ngushtë duke ndihmuar njëri-tjetrin. 1. Një burrë ndihmon një tjetër për të lëvizur një tavolinë të madhe. 2. Një grua i hap zemrën një gruaje tjetër. 3. Një burrë ndihmon një tjetër të ecë me paterica.

      Miqtë e ngushtë të ndihmojnë kur ke nevojë. Edhe Jehovai do të të ndihmojë

      7. Që të jemi miq me Jehovain, duhet të komunikojmë me të

      Komunikimi e forcon miqësinë. Lexoni Psalmin 86:6, 11 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      • Si mund të flasim me Jehovain?

      • Po Jehovai, si flet me ne?

      Kolazh: 1. Një grua duke u lutur. Një shigjetë mbi kokën e saj e drejtuar lart. 2. Një grua duke lexuar Biblën. Një shigjetë mbi kokën e saj e drejtuar poshtë.

      Ne i flasim Jehovait nëpërmjet lutjes; ai na flet nëpërmjet Biblës

      DISA THONË: «Është e pamundur të jesh mik i Perëndisë.»

      • Cilin shkrim do të përdorje për t’u treguar se është e mundur të jemi miq të Jehovait?

      PËRMBLEDHJE

      Jehovai dëshiron të jetë miku yt dhe ai do të të ndihmojë t’i afrohesh.

      Si do të përgjigjeshe?

      • Si i ndihmon Jehovai miqtë e tij?

      • Pse Jehovai u kërkon miqve të tij të bëjnë ndryshime?

      • A mendon se Jehovai kërkon tepër nga miqtë e tij? Pse?

      Provo këtë

      EKSPLORO

      Çfarë ndikimi mund të ketë miqësia me Perëndinë në jetën tënde?

      «Jehovai—Një Perëndi që ia vlen ta njohësh» (Kulla e Rojës, 15 shkurt 2003)

      Mëso si mund të bëhesh mik i Perëndisë.

      «Si të bëhem mik me Perëndinë?» (Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 2, kapitulli 35)

      Zbulo pse një grua tha se miqësia me Jehovain i shpëtoi jetën.

      «Nuk doja të vdisja!» (Kulla e Rojës nr. 1 2017)

      Dëgjo disa adoleshentë teksa shprehin ndjenjat e tyre për Jehovain.

      Çfarë do të thotë të jesh mik i Perëndisë? (1:46)

  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • 6. Kur pagëzohesh bëhesh pjesë e familjes së Jehovait

      Kur pagëzohemi, bëhemi pjesë e një familjeje ndërkombëtare të bashkuar. Edhe pse me prejardhje dhe formime të ndryshme, besojmë të njëjtat gjëra dhe jetojnë sipas të njëjtave norma morale. Lexoni Psalmin 25:14 dhe 1 Pjetrit 2:17 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Si ndikon pagëzimi te miqësia me Jehovain dhe te marrëdhënia me të tjerë që e adhurojnë atë?

      Kolazh: Një motër e pagëzuar buzëqesh teksa mendon për marrëdhëniet e bukura që ka në kongregacion. 1. I hap zemrën një motre. 2. Ndihmon një motër të moshuar të ecë. 3. Ha një vakt me miq të moshave të ndryshme. 4. Bashkë me një motër tjetër i predikojnë një burri. 5. Në një kongres, bën selfie me dy Dëshmitare që u përkasin racave të ndryshme.
  • Çfarë qëllimi ka Perëndia për ne?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • 2. Si mund të kemi një jetë plot kuptim që tani?

      Jehovai na ka krijuar në mënyrë që brenda nesh të ndjejmë nevojën për ta njohur dhe për ta adhuruar. (Lexo Mateun 5:3-6.) Ai do që të jemi miq të ngushtë me të, ‘të ecim në tërë udhët e tij, ta duam’ dhe t’i shërbejmë «me gjithë zemër». (Ligji i përtërirë 10:12; Psalmi 25:14) Po të veprojmë kështu, mund të jemi vërtet të lumtur edhe nëse kemi probleme. Kur adhurojmë Jehovain, jeta jonë merr kuptim sepse po jetojmë në mënyrën që i pëlqen atij.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo