BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 57
  • Po nëse bën një mëkat të rëndë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Po nëse bën një mëkat të rëndë?
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • Afroju pleqve për ndihmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Pleq—Përgjigjjuni mëkatit me dashuri e mëshirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Si është i organizuar kongregacioni?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Pleq—Ndihmoni ata që janë hequr nga kongregacioni
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 57
Mësimi 57. Një vëlla i ri në moshë u rrëfen një mëkat të rëndë dy pleqve të kongregacionit në Sallën e Mbretërisë.

MËSIMI 57

Po nëse bën një mëkat të rëndë?

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Edhe pse e do Jehovain me gjithë shpirt dhe përpiqesh fort të mos e lëndosh, me raste do të bësh gabime. Ama disa gabime janë më të rënda se të tjerat. (1 Korintasve 6:9, 10) Nëse bën një mëkat të rëndë, mos harro se Jehovai të do. Ai është gati të të falë dhe të të ndihmojë.

1. Ç’duhet të bëjmë që Jehovai të na falë?

Dikush që e do Jehovain ndihet përtokë kur e di se ka kryer një mëkat të rëndë. Por e ngushëllon premtimi që Jehovai i ka bërë popullit të tij: «Edhe pse mëkatet tuaja janë të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora.» (Isaia 1:18) Nëse pendohemi vërtet, Jehovai do të na falë plotësisht. Si e tregojmë se jemi penduar? Të shtyrë nga keqardhja e thellë, nuk vazhdojmë më në rrugën e shtrembër dhe i lutemi Jehovait që të na falë. Më pas, punojmë fort për të ndryshuar mënyrën e gabuar të të menduarit ose për të hequr veset që na kanë çuar drejt mëkatit. Gjithashtu përpiqemi të jetojmë sipas standardeve të pastra të Jehovait.—Lexo Isainë 55:6, 7.

2. Si na ndihmon Jehovai me anë të pleqve kur kemi bërë ndonjë mëkat?

Nëse bëjmë një mëkat të rëndë, Jehovai na thotë ‘të thërrasim pleqtë e kongregacionit’. (Lexo Jakovin 5:14, 15.) Këta vëllezër të emëruar e duan Jehovain dhe delet e tij. Ata janë të kualifikuar që të na ndihmojnë të rivendosim miqësinë me Jehovain.—Galatasve 6:1.

Si na ndihmojnë pleqtë kur kemi bërë ndonjë mëkat të rëndë? Duke përdorur shkrimet, dy ose tre pleq do të na tregojnë pse ajo që kemi bërë është e gabuar. Gjithashtu do të na japin sugjerime e këshilla praktike për të na ndihmuar që të mos e përsëritim mëkatin. Kur dikush që ka kryer një mëkat të rëndë, nuk pendohet, pleqtë e heqin nga kongregacioni që të mos ndikojë për keq te të tjerët.

SHQYRTO MË TEJ

Mëso më shumë dhe thello mirënjohjen për ndihmën që na jep Jehovai kur kemi bërë një mëkat të rëndë.

3. Kur e rrëfejmë mëkatin, rivendosim miqësinë me Jehovain

Çdo mëkat që bëjmë, ndikon te Jehovai. Ja pse duhet t’ia rrëfejmë atij. Lexoni Psalmin 32:1-5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Pse është më mirë t’ia rrëfejmë mëkatet Jehovait në vend se të përpiqemi t’i fshehim?

Pasi t’ia kemi rrëfyer mëkatet Jehovait, diçka tjetër që do të na ndihmojë shumë, është të kërkojmë ndihmën e pleqve. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

VIDEO: «Jehovai disiplinon atë që e do» (3:01)

  • Siç tregohet në video, si e ndihmuan pleqtë Kenonin të rikthehej te Jehovai?

Duhet të flasim hapur e të tregohemi të sinqertë me pleqtë; ata duan të na ndihmojnë. Lexoni Jakovin 5:16 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Pse pleqtë e kanë më të lehtë të na ndihmojnë kur tregohemi të sinqertë me ta?

Kolazh: 1. Një vëlla është i pikëlluar dhe mbulon fytyrën me duar. 2. Vëllai i lutet Jehovait. 3. Vëllai flet me një plak kongregacioni në telefon. 4. Vëllai takohet me tre pleq. 5. Vëllai buzëqesh ngaqë ka një ndërgjegje të pastër.

Rrëfe mëkatin, tregohu i sinqertë me pleqtë dhe prano ndihmën e dashur të Jehovait

4. Jehovai tregon mëshirë ndaj mëkatarëve

Nëse dikush ka bërë një mëkat të rëndë dhe nuk pranon të ndjekë standardet e Jehovait, ai hiqet nga kongregacioni, dhe ne nuk shoqërohemi më me të. Lexoni 1 Korintasve 5:6, 11 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Ashtu si majaja e bën brumin të vijë, si do të ndikonte te kongregacioni shoqërimi me një mëkatar të papenduar?

Duke imituar mëshirën e Jehovait kundrejt mëkatarëve të papërsosur, pleqtë përpiqen t’i ndihmojnë ata që janë hequr nga kongregacioni. Shumë veta janë rikthyer në kongregacion, ngaqë disiplina, edhe pse mund të ketë qenë e dhimbshme, i ka sjellë në vete.—Psalmi 141:5

• Si e tregon Jehovai se është i arsyeshëm, i mëshirshëm dhe i dashur me mënyrën si vepron me mëkatarët?

5. Jehovai na fal kur pendohemi

Jezui përdori një ilustrim për të na treguar si ndihet Jehovai kur dikush pendohet. Lexoni Lukën 15:1-7 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë mëson për Jehovain nga ky ilustrim?

Lexoni Ezekielin 33:11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Cilin hap të rëndësishëm përfshin pendimi?

Një bari fashon me butësi një dele të plagosur.

Ashtu si një bari, Jehovai ka merak të thellë për delet e tij

DISA THONË: «Kam frikë se po t’u them pleqve ç’kam bërë, do të më heqin nga kongregacioni.»

  • Çfarë do t’i thoshe dikujt që ndihet kështu?

PËRMBLEDHJE

Nëse bëjmë një mëkat të rëndë, por ndiejmë keqardhje të thellë dhe jemi të vendosur të mos e përsëritim, Jehovai do të na falë.

Si do të përgjigjeshe?

  • Pse është mirë t’ia rrëfejmë mëkatet Jehovait?

  • Ç’duhet të bëjmë që Jehovai të na i falë mëkatet?

  • Pse duhet të kërkojmë ndihmën e pleqve nëse bëjmë një mëkat të rëndë?

Provo këtë

EKSPLORO

Shiko si një burrë provoi mëshirën e Jehovait, e cila përshkruhet tek Isaia 1:18.

Kurrë mos dysho për mëshirën e Jehovait (5:02)

Si përpiqen pleqtë të ndihmojnë ata që kanë bërë një mëkat të rëndë?

«Pleq—Përgjigjjuni mëkatit me dashuri e mëshirë» (Kulla e Rojës, gusht 2024)

Shqyrto si u tregohet dashuri dhe mëshirë mëkatarëve të papenduar.

«Pleq—Ndihmoni ata që janë hequr nga kongregacioni» (Kulla e Rojës, gusht 2024)

Në historinë me titull «Duhej të kthehesha te Jehovai», mëso se si një burrë që ishte larguar nga e vërteta, kuptoi që Jehovai e kishte tërhequr sërish.

«Bibla të ndryshon jetën» (Kulla e Rojës, 1 prill 2012)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo