«Dalja në det me furtunë»
A NUK do ta konsideroje një aventurë të tillë si të papërshtatshme, të pamend dhe me shumë rrezik? Gjithsesi, disa njerëz futen në një situatë të ngjashme në kuptim figurativ. Si? Autori anglez i shekullit të 17-të, Tomas Fjuler tha: «Mos bëni asgjë kur jeni të zemëruar. Është sikur një anije të dalë në det me furtunë.»
Të ndërmarrësh një veprim kur je në një gjendje zemërimi të pakontrolluar mund të ketë pasoja tragjike. Kjo gjë ilustrohet nga një ngjarje e paraqitur në Bibël. Simeoni dhe Levi, bij të patriarkut të lashtë, Jakobit, iu përgjigjën përdhunimit të motrës së tyre, Dinës, duke mësyrë me një tërbim hakmarrës. Pasojat ishin vrasjet në masë dhe plaçkitjet. S’është për t’u habitur që Jakobi e dënoi veprimin e tyre të lig, duke thënë: «Ju më keni futur në telashe, duke më bërë të urryer nga banorët e vendit.»—Zanafilla 34:25-30.
Me mençuri, Fjala e Perëndisë rekomandon veprimin e kundërt. Ajo thotë: «Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen.» (Psalmi 37:8) Po të ndjekim këtë këshillë, mund të parandalojmë mëkate të mëdha.—Predikuesi 10:4; shiko edhe Fjalët e urta 22:24, 25.