BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Le të gëzojmë për martesën e Qengjit!
    Kulla e Rojës—2014 | 15 Shkurt
    • 6. Pse të mirosurit quhen «bija e mbretit», dhe pse ftohen ‘të harrojnë popullin e tyre’?

      6 Nusja e ardhshme nuk thirret vetëm «o bijë», por edhe «bija e mbretit». (Psal. 45:13) Kush është ky ‘mbret’? Të krishterët e mirosur birësohen si «fëmijë» të Jehovait. (Rom. 8:15-17) Meqë do të bëhen nuse qiellore, të mirosurit udhëzohen: «Harroje popullin dhe shtëpinë e atit tënd [të gjakut].» Duhet ta mbajnë mendjen «të ngulitur te gjërat në qiell, jo te gjërat në tokë».​—Kolos. 3:1-4.

  • Le të gëzojmë për martesën e Qengjit!
    Kulla e Rojës—2014 | 15 Shkurt
    • NUSJA ‘ÇOHET TE MBRETI’

      8. Pse është me vend që nusja të përshkruhet si «tërë lavdi»?

      8 Lexo Psalmin 45:13, 14a. Nusja paraqitet «tërë lavdi» për dasmën mbretërore. Në Zbulesën 21:2, nusja krahasohet me një qytet, Jerusalemin e Ri, dhe është «e stolisur për burrin e saj». Ky qytet qiellor ‘ka lavdinë e Perëndisë dhe rrëzëllen si një gur shumë i çmuar, si një gur diaspri që shndrit porsi kristal’. (Zbul. 21:10, 11) Shkëlqimi i Jerusalemit të Ri portretizohet bukur te libri i Zbulesës. (Zbul. 21:18-21) Nuk habitemi aspak pse psalmisti e përshkruan nusen si «tërë lavdi». Në fund të fundit, kjo dasmë mbretërore ndodh në qiell.

      9. Kush është «mbreti» tek i cili çojnë nusen, dhe si është veshur ajo?

      9 Personi tek i cili çojnë nusen është Dhëndri, Mbreti mesianik. Ai e ka bërë gati, «duke e pastruar nëpërmjet larjes me ujë me anë të fjalës». Ajo është ‘e shenjtë dhe e patëmetë’. (Efes. 5:26, 27) Nusja e tij edhe duhet të jetë veshur siç i ka hije rastit. E ashtu është veshur! «Rrobat e saj janë të qëndisura me ar», dhe atë «do ta çojnë te mbreti me veshje të endura [hollë]». Për martesën e Qengjit, «asaj i është lejuar të vishet me li të shndritshëm, të pastër e të hollë, sepse liri i hollë përfaqëson veprat e drejta të të shenjtëve».​—Zbul. 19:8.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo