BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai i ka numëruar «fijet e flokëve të kokës suaj»
    Kulla e Rojës—2005 | 1 Gusht
    • «Vendosi lotët e mia në calikun tënd»

      12. Si e dimë se Jehovai është plotësisht në dijeni të vështirësive që kalon populli i tij?

      12 Jehovai jo vetëm që i njeh shërbëtorët e tij individualisht, por është në dijeni të plotë edhe të vështirësive që kalon secili prej tyre. Për shembull, kur izraelitët ishin nën skllavërinë shtypëse të egjiptianëve, Jehovai i tha Moisiut: «Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij.» (Eksodi [Dalja] 3:7) Sa ngushëlluese është të kuptojmë se, kur durojmë një sprovë, Jehovai e sheh se çfarë ndodh, dhe i dëgjon thirrjet tona për ndihmë! Sigurisht që ai s’është indiferent ndaj vuajtjeve që kalojmë.

      13. Nga duket se Jehovai ndien dhembshuri për shërbëtorët e tij?

      13 Interesimi i Jehovait për ata që kanë lidhur një marrëdhënie të ngushtë me të, kuptohet edhe nga ndjenjat e tij për izraelitët. Ndonëse shpesh ata vuanin për shkak të kokëfortësisë së tyre, Isaia shkroi për Jehovain: «Në çdo hidhërim të tyre ai u hidhërua.» (Isaia 63:9) Prandaj, si shërbëtor besnik i Jehovait, mund të jesh i sigurt se, kur ti ndien dhembje, edhe Ai ndien dhembje. A nuk të nxit kjo të qëndrosh i palëkundur përballë vështirësive dhe të vazhdosh të bësh më të mirën në shërbim të tij?​—1 Pjetrit 5:6, 7.

      14. Në cilat rrethana u kompozua Psalmi 56?

      14 Bindja që kishte mbreti David, se Jehovai interesohej për të dhe e ndiente dhembjen e tij, shprehet qartë te Psalmi 56, të cilin Davidi e kompozoi ndërsa po ikte larg mbretit Saul, që donte ta vriste. Davidi arriti të shkonte në Gath, por u frikësua kur filistinët e njohën. Ai shkroi: «Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre.» Për shkak të kësaj situate të rrezikshme, Davidi kërkoi strehë te Jehovai. «Ata i shtrembërojnë vazhdimisht fjalët e mia,​—tha ai,​—gjithë mendimet e tyre synojnë të më bëjnë të keq.»​—Psalmi 56:2, 5.

      15. (a) Ç’donte të thoshte Davidi kur i kërkoi Jehovait që t’ia vinte lotët në një calik ose në një libër? (b) Për çfarë mund të jemi të sigurt, ndërsa durojmë një situatë që na sprovon besimin?

      15 Pastaj, në Psalmin 56:8, lexojmë këto shprehje interesante të Davidit: «Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?» Sa të prekin këto fjalë, që përshkruajnë dhembshurinë e butë të Jehovait! Kur jemi të stresuar, mund t’i përgjërohemi Jehovait me lot në sy. Këtë e bëri edhe Jezui, që ishte një njeri i përsosur këtu në tokë. (Hebrenjve 5:7) Davidi ishte i bindur se Jehovai e vinte re dhe do ta kujtonte agoninë e tij, sikur t’i kishte ruajtur lotët në një calik ose t’i kishte shkruar në ndonjë libër.d Ndoshta ti mendon se lotët që ke derdhur, do të mbushnin një pjesë të mirë të atij caliku ose shumë faqe të atij libri. Nëse është kështu, mund të ngushëllohesh nga fjalët që thotë Bibla: «Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar.»​—Psalmi 34:18.

  • Jehovai i ka numëruar «fijet e flokëve të kokës suaj»
    Kulla e Rojës—2005 | 1 Gusht
    • d Në kohët e lashta, calikët bëheshin me lëkurë të regjur qengji, keci ose bagëtie të trashë. Enë të tilla përdoreshin për të mbajtur qumësht, gjalpë, djathë ose ujë. Ato që liheshin për t’u regjur edhe më shumë, mund të mbanin vaj ose verë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo