BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 180
  • Ku mund të gjej shpresë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ku mund të gjej shpresë?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Si na ndihmon Bibla të kemi një pikëpamje pozitive?
  • Çfarë shprese ofron Bibla për të gjithë njerëzit?
  • Mbaje të fortë shpresën tënde
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Arsye për shpresë në vitin 2023—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Shpresoni te Jehovai dhe jini të guximshëm!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Ku mund të gjeni shpresë të vërtetë?
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 180
Një grua sheh plot shpresë në horizont.

Ku mund të gjej shpresë?

Përgjigjja e Biblës

Bibla thotë se Perëndia dëshiron të na japë «një të ardhme plot shpresë».a (Jeremia 29:11) Vërtet, një arsye pse Zoti na ka dhënë Biblën, është që «me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë». (Romakëve 15:4) Siç do ta shohim, këshillat e mençura të Biblës na japin një pikëpamje pozitive për të përballuar problemet e përditshme. Gjithashtu, premtimet e saj na japin një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen.

Në këtë faqe

  • Si na ndihmon Bibla të kemi një pikëpamje pozitive?

  • Çfarë shprese ofron Bibla për të gjithë njerëzit?

  • Vargje nga Bibla për shpresën

Si na ndihmon Bibla të kemi një pikëpamje pozitive?

Bibla na ndihmon të kemi një pikëpamje pozitive, duke na dhënë këshilla praktike për të përmirësuar jetën. Shqyrto disa shembuj.

  • Kërko këshilla praktike në Bibël. Psalmi 119:105 thotë: «Fjala jote është llambë për këmbët e mia, është dritë për shtegun tim.» Një dritë e fuqishme mund të kryejë dy funksione: na ndriçon rrugën pikërisht aty te këmbët tona dhe na ndriçon shtegun e rrugës edhe më tutje. Po njësoj, parimet praktike të Biblës na ndihmojnë t’ia dalim mbanë me problemet që lindin aty për aty, që ta përballojmë çdo ditë me optimizëm. Gjithashtu, mësimet e saj na përtërijnë forcat dhe na «gëzojnë zemrën». (Psalmi 19:7, 8) Në të njëjtën kohë, Bibla hedh dritë mbi qëllimin e mrekullueshëm të Perëndisë për të ardhmen e njerëzimit dhe të tokës. Kjo shpresë na jep gëzim dhe lumturi që zgjat.

  • Prano ndihmën e të tjerëve. Kur një situatë na duket e pashpresë, mund të kemi prirjen t’i shmangim familjarët a miqtë. Bibla thotë se kjo nuk është e mençur, sepse mund të na nxitë të marrim vendime të pamenda dhe të veprojmë marrëzisht. (Proverbat 18:1) Njerëzit tanë të dashur mund të kenë një ndikim stabilizues te ne. Mund të na japin sugjerime të dobishme si ta përballojmë një situatë të vështirë. (Proverbat 11:14) Ose më e pakta, mund të na inkurajojnë e të na i ngrenë zemrat peshë, duke na dhënë forcë që të qëndrojmë derisa gjërat të përmirësohen.—Proverbat 12:25.

  • Lutju Perëndisë. Bibla thotë: «Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai do të të mbështetë. Ai s’do të lejojë kurrë që i drejti të bjerë.»b (Psalmi 55:22) Me të drejtë, Jehovai quhet «Perëndia që jep shpresë». (Romakëve 15:13) Mund t’i lutesh atij për «çdo shqetësim», i bindur se ai merakoset për ty. (1 Pjetrit 5:7, shënimi) Në fakt, Bibla thotë: «[Ai] do t’ju bëjë të patundur, do t’ju bëjë të fortë e do t’ju vërë mbi themele të forta.»—1 Pjetrit 5:10.

  • Lejoji sprovat të të forcojnë shpresën. Bibla premton: «Ai që . . . dëgjon [Perëndinë], do të jetojë i sigurt, pa frikë në zemër se mos i ndodh ndonjë e keqe.» (Proverbat 1:33) Margareta që jeton në Australi, humbi shumë zotërime kur një ciklon i shembi shtëpinë. Në vend që të zhytej në dëshpërim, ajo nxori një mësim me vlerë—gjërat materiale mund të zhduken sa hap e mbyll sytë. Pas kësaj, Margareta ishte edhe më e vendosur të përqendrohej te gjërat që kanë vërtet rëndësi, si familja, miqtë, miqësia me Zotin dhe shpresa që jep Bibla.—Psalmi 37:34; Jakovi 4:8.

Çfarë shprese ofron Bibla për të gjithë njerëzit?

Bibla premton një të ardhme të bukur për njerëzit dhe tokën. Dhe kjo e ardhme është te dera. Po, problemet që po has njerëzimi sot, dëshmojnë se po jetojmë «në ditët e fundit» të këtij sistemi. (2 Timoteut 3:1-5) Së shpejti Perëndia do të marrë plotësisht nën kontroll gjithë sa po ndodh në tokë dhe do t’i eliminojë padrejtësitë dhe vuajtjet. Këtë do ta bëjë nëpërmjet një qeverie mbarëbotërore që quhet Mbretëria e Perëndisë. (Danieli 2:44; Zbulesa 11:15) Në lutjen model, Jezui iu referua kësaj qeverie qiellore me fjalët: «Ardhtë Mbretëria jote! U bëftë vullneti yt . . . edhe në tokë!»—Mateu 6:9, 10.

Vullneti i Perëndisë për njerëzit është shprehur qartë në Bibël. Vëre disa probleme që do të zgjidhë Mbretëria e Perëndisë:

  • Nuk do të ketë më uri. «Toka do të japë prodhimin e saj.»—Psalmi 67:6.

  • Nuk do të ketë më sëmundje. «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»—Isaia 33:24.

  • Nuk do të ketë më vdekje. Perëndia «do të fshijë çdo lot nga sytë e [njerëzve] dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje. Gjërat e mëparshme shkuan».—Zbulesa 21:3, 4.

a Shpresojmë për diçka kur e duam dhe besojmë se mund ta marrim. Shpresë mund të jetë për ne edhe diçka që mezi e presim ose gjëja për të cilën shpresojmë.

b Jehova është emri i Perëndisë siç thuhet në Bibël.—Psalmi 83:18.

Vargje nga Bibla për shpresën

Jobi 5:16: ‘I përvuajturi ka shpresë.’

Kuptimi: Ata që sot ndihen të nëpërkëmbur, mund të besojnë se Zoti do të kujdeset për ta nëse i kërkojnë ndihmë.

Psalmi 27:14: «Shpreso te Jehovai! Qofsh guximtar e me zemër të fortë! Po, shpreso te Jehovai!»

Kuptimi: Nëse besojmë te Perëndia Jehova, do të marrim forcë e guxim. Ai nuk i braktis ata që i besojnë plotësisht.

Psalmi 62:5: «Unë në heshtje pres veç Perëndinë, sepse ai më mbush plot shpresë.»

Kuptimi: Ata që mbështeten te Zoti dhe qëndrojnë me durim në sprova, mund të jenë të sigurt se Ai do t’u japë fund problemeve të tyre në kohën e duhur.

Proverbat 20:22: «Mos thuaj: ‘Do ta kthej të keqen me të keqe!’ Shpreso te Jehovai, dhe ai do të të shpëtojë.»

Kuptimi: Kur dikush na lëndon ose na mërzit, mund t’i rezistojmë pritjes për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë, nëse shpresojmë te Jehovai. Ai ka edhe fuqinë, edhe dëshirën për të na shpëtuar nga çdo lloj vuajtjeje dhe për të zhbërë çdo lloj dëmi që na kanë shkaktuar.

Hebrenjve 6:19: «Këtë shpresë [të krishterë] e kemi si një spirancë për shpirtin, të sigurt e të patundur.»

Kuptimi: Ashtu si spiranca e mban anijen të patundur gjatë stuhisë, shpresa e sigurt se Perëndia do të na shpërblejë, mund të na pakësojë ankthin dhe do të na ndihmojë të jemi të qetë, të mendojmë kthjellët dhe ta mbajmë të fortë besimin. Shpresa na bën edhe më të fortë që t’ia dalim mbanë në vështirësi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo