BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 25 f. 64-f. 65 par. 6
  • Shëron me dhembshuri një të lebrosur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shëron me dhembshuri një të lebrosur
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Dhembshuri për një të lebrosur
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • ‘Të njohim dashurinë e Krishtit’
    T’i afrohemi Jehovait
  • A kujtohesh të thuash faleminderit?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Ai i donte njerëzit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 25 f. 64-f. 65 par. 6
Jezui prek një të lebrosur që i është ulur në gjunjë

KAPITULLI 25

Shëron me dhembshuri një të lebrosur

MATEU 8:1-4 MARKU 1:40-45 LUKA 5:12-16

  • JEZUI SHËRON NJË TË LEBROSUR

Jezui dhe katër dishepujt shkojnë të predikojnë në ‘sinagogat përqark mbarë Galilesë’, dhe lajmi për gjërat e mrekullueshme që bën ai, përhapet ngado. (Marku 1:39) Fjala për mrekullitë e tij mbërrin në një qytet ku është një burrë i sëmurë me lebër. Madje mjeku Lukë e përshkruan si «plot lebër». (Luka 5:12) Lebra është një sëmundje e tmerrshme, që në fazë të përparuar e shpërfytyron dikë avash-avash, duke deformuar pjesë të ndryshme të trupit.

Ky i lebrosur po vuan shumë dhe është i detyruar të jetojë larg të tjerëve. Për më tepër, që të mos infektojë njeri, kur sheh dikë, duhet të thërrasë: «I papastër! I papastër!» (Levitiku 13:45, 46) Por çfarë bën burri i lebrosur? Ai i afrohet Jezuit, përkulet me fytyrë përtokë dhe i përgjërohet: «Zotëri, po të duash, ti mund të më pastrosh.»—Mateu 8:2.

Ç’besim të jashtëzakonshëm ka te Jezui! Dhe imagjino si duhet ta ketë katandisur sëmundja! Si do të veprojë Jezui? Çfarë do të kishe bërë ti po të ishe atje? Plot dhembshuri, Jezui zgjat dorën, e prek dhe i thotë: «Po, dua! Pastrohu.» (Mateu 8:3) Edhe pse mund të duket e pabesueshme, burri shërohet nga lebra në çast.

A s’ta do zemra një mbret kaq të dhembshur e të aftë sa Jezui? Mënyra si e trajton Jezui këtë të lebrosur na siguron se, kur të mbretërojë mbi gjithë tokën, do të përmbushet kjo profeci e Biblës: «Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri; ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve.» (Psalmi 72:13) Vërtet, në atë kohë Jezui do të plotësojë dëshirën që ka në zemër për të ndihmuar të gjithë ata që vuajnë.

Ndoshta të kujtohet se njerëzit ishin shumë të entuziazmuar nga shërbimi i Jezuit edhe para se ai të shëronte burrin e lebrosur. Dhe tani të gjithë do ta marrin vesh këtë shërim të mrekullueshëm. Por, Jezui nuk do që njerëzit të besojnë tek ai vetëm nga fjalët që u kanë rënë në vesh. Ai e njeh profecinë që thotë se «zëri nuk do t’i dëgjohet në rrugë» për t’i dhënë lavdi vetes. (Isaia 42:1, 2) Ndaj Jezui e urdhëron kështu të lebrosurin që shëroi: «Shiko se mos i tregon njeriu! Por shko, paraqitu te prifti dhe jep blatimin e caktuar nga Moisiu.»—Mateu 8:4.

Megjithatë, siç mund ta imagjinosh, burri është kaq i lumtur që u shërua, sa s’e mban dot për vete këtë gëzim. Ai e shpërndan lajmin ngado. Kjo ngjarje ua shton interesin dhe kureshtjen njerëzve deri në atë pikë sa Jezui s’mund të hyjë në asnjë qytet pa rënë në sy. Ndaj, për njëfarë kohe, qëndron në vende të veçuara ku nuk jeton njeri. Prapëseprapë, tek ai vijnë njerëz nga çdo anë që të dëgjojnë mësimet e tij dhe që t’i shërojë.

  • Ç’pasoja sjell sëmundja e lebrës dhe çfarë është i detyruar të bëjë një i lebrosur?

  • Çfarë i thotë një i lebrosur Jezuit dhe çfarë kuptojmë nga mënyra si reagon Jezui?

  • Si vepron burri i lebrosur pasi shërohet dhe si ndikon kjo te të tjerët?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo