BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës—2006 | 1 Janar
    • Pyetje nga lexuesit

      Psalmi 102:26 thotë se toka dhe qiejt «do të zhduken». A do të thotë kjo se planeti Tokë do të shkatërrohet?

      Në një lutje që i bëri Jehovait, psalmisti tha: «Shumë kohë më parë, ti hodhe themelet e tokës, dhe qiejt janë vepër e duarve të tua. Ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; dhe ashtu si një rrobë, ata do të treten të tërë. Si një rrobë do t’i zëvendësosh e radha do t’u kalojë.» (Psalmi 102:25, 26) Konteksti i këtyre vargjeve bën të qartë se nuk flitet për shkatërrimin e tokës, po për përjetësinë e Perëndisë. Gjithashtu, konteksti tregon se pse kjo e vërtetë themelore i ngushëllon shërbëtorët e Perëndisë.

  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës—2006 | 1 Janar
    • E megjithatë, as mosha e madhe e tokës dhe e qiejve s’mund të krahasohet me ekzistencën e përjetshme të Jehovait. Psalmisti shton: «Ata [toka dhe qiejt] do të zhduken, por ti do të mbetesh.» (Psalmi 102:26) Toka dhe qiejt fizikë janë të prishshëm. Është e vërtetë se, në një vend tjetër, Jehovai ka thënë se ata do të mbeten përgjithnjë. (Psalmi 119:90; Eklisiastiu 1:4) Por, ama, është e mundur të shkatërrohen, nëse ky do të ishte qëllimi i Perëndisë. Krejt ndryshe nga ata, Perëndia nuk vdes kurrë. Veprat fizike të krijimit ‘mbahen në vendin e tyre përjetë’, vetëm sepse i mban Perëndia. (Psalmi 148:6) Nëse ndodh që Jehovai nuk vazhdon t’i ripërtërijë këto vepra krijimi, atëherë, «ashtu si një rrobë, ata do të treten të tërë». (Psalmi 102:26) Sikurse një njeri jeton më gjatë se rrobat e veta, po ashtu Jehovai do të mund të jetonte më gjatë se krijimi i tij, po të vendoste ta bënte këtë. Megjithatë, shkrime të tjera na tregojnë se ky nuk është vullneti i Perëndisë. Fjala e Perëndisë na siguron se ai ka vendosur që toka dhe qiejt fizikë të mbeten përgjithnjë.​—Psalmi 104:5.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo