BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 31
  • Problemet me paratë dhe borxhet​—A mund të na ndihmojë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Problemet me paratë dhe borxhet​—A mund të na ndihmojë Bibla?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Si t’i përballojmë borxhet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Si t’i mbaj nën kontroll shpenzimet?
    Të rinjtë pyesin
  • Stabiliteti financiar
    Zgjohuni!—2019
  • Si t’i administroni paratë?
    Familja jote mund të jetë e lumtur
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 31

Problemet me paratë dhe borxhet​—A mund të na ndihmojë Bibla?

Përgjigjja e Biblës

Po. Katër parimet biblike të mëposhtme mund të të ndihmojnë për problemet me paratë dhe borxhet:

  1. Planifiko shpenzimet. «Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim, por kush është i nxituar, me siguri shkon drejt skamjes.» (Proverbat 21:5) Mos u nxito të blesh diçka vetëm sepse është me ulje. Bëj një plan financiar—një buxhet—dhe përmbaju.

  2. Shmang borxhet e panevojshme. «Huamarrësi është shërbëtor i huadhënësit.» (Proverbat 22:7) Nëse tashmë ke borxhe dhe s’i shlyen dot, përpiqu të bashkëpunosh me kreditorët për plane të reja pagese. Ji këmbëngulës. Zbato këshillën e Biblës për dikë që pa mençuri doli garant për një tjetër e kështu mori përsipër përgjegjësinë e borxhit: «Hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me te madhe te i afërmi yt. Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave te tua.» (Proverbat 6:1-5, Diodati i Ri) Edhe nëse nuk ia del që me kërkesën e parë, këmbëngul për një ndryshim.

  3. Jepi vendin e duhur parasë. «Mos u bëj egoist dhe mos u turr drejt pasurisë—do të përfundosh shumë më keq nga ç’e mendon.» (Proverbat 28:22, Contemporary English Version) Zilia dhe lakmia jo vetëm që sjellin rrënim financiar, por edhe i zënë vendin adhurimit të Perëndisë.

  4. Kënaqu me aq sa ke. «Prandaj, nëse kemi ç’të hamë, ç’të veshim e ku të futim kokën, le të kënaqemi me kaq.» (1 Timoteut 6:8) Vetëm ngaqë dikush ka para, nuk do të thotë se është i lumtur e i kënaqur në jetë. Disa nga njerëzit më të lumtur në botë nuk kanë shumë para. Por ama kanë dashurinë e familjes e të miqve, si edhe miqësinë me Perëndinë.—Proverbat 15:17; 1 Pjetrit 5:6, 7.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo