BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w10 1/7 f. 9
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Material i ngjashëm
  • Muret e Jerusalemit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Pika kryesore nga libri i Nehemisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Libri biblik numër 16​—Nehemia
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Milingonat e mjaltit​—Specialiteti i shkretëtirës
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
w10 1/7 f. 9

A e dini?

A është e vërtetë që milingonat e përgatitin ushqimin e tyre gjatë verës dhe i mbledhin zahiretë gjatë të korrave?

▪ Proverbat 6:6-8 thotë: «Shko te milingona, o përtac; shihi udhët e saj dhe bëhu i mençur. Edhe pse nuk ka komandant, të parë a sundimtar, ajo e përgatit ushqimin e vet gjatë verës, i ka mbledhur zahiretë e veta gjatë të korrave.»

Në fakt, disa lloje milingonash mbledhin ushqim. Ka të ngjarë që lloji të cilit iu referua Solomoni—dhe që është më i zakonshmi në Izrael sot—është milingona korrëse (Messor semirufus).

Sipas një burimi, «milingonat korrëse i lënë foletë e tyre në ditët kur moti është i favorshëm për të kërkuar ushqim . . . [dhe] mbledhin fara gjatë muajve të ngrohtë të vitit». Ato mund t’i marrin farat nga bimët ose mbledhin farat e rëna. Këto insekte ndërtojnë fole nën tokë pranë fushave, hambarëve ose lëmenjve, ku mund të gjendet grurë.

Brenda folesë, milingonat i depozitojnë zahiretë në një seri dhomash të sheshta të lidhura mes tyre nga një rrjet galerish. Dhomat e tyre hambar, mund ta kenë diametrin deri në 12 centimetra dhe lartësinë 1 centimetër. Në këtë mënyrë, kolonitë e milingonave korrëse të furnizuara mirë, janë në gjendje të mbijetojnë «për më tepër se 4 muaj pa ndonjë burim ushqimi ose uji nga jashtë».

Çfarë përfshinte të ishe kupëmbajtësi i mbretit?

▪ Nehemia ishte kupëmbajtësi i mbretit pers Artakserksit. (Nehemia 1:11) Në oborret mbretërore të Lindjes së Mesme në lashtësi, kupëmbajtësi i mbretit nuk ishte një shërbëtor i zakonshëm. Përkundrazi, ai ishte zyrtar i një rangu të lartë. Literatura klasike dhe shumë relieve të lashta ku paraqiten kupëmbajtësit, na ndihmojnë të nxjerrim disa përfundime në lidhje me rolin e Nehemisë në oborrin pers.

Kupëmbajtësi duhej të provonte verën e mbretit për ta mbrojtur atë nga helmimi. Kështu, kupëmbajtësi kishte besimin e plotë të mbretit. «Nevoja e madhe për shërbëtorë të besueshëm të oborrit del në pah nga intrigat që ishin tipike për oborrin akaemenas [pers]»,—thotë historiani Edvin Jamauçi. Kupëmbajtësi ka mundësi të ishte edhe një nga zyrtarët e preferuar i cili kishte mjaft ndikim te mbreti. Fakti që ai punonte ngushtësisht me monarkun çdo ditë, ndoshta i jepte mundësi të vendoste se kush do të takonte mbretin.

Një pozitë e tillë mund të shpjegonte pse mbreti u tregua i gatshëm të pranonte kërkesën e Nehemisë që të kthehej në Jerusalem për të rindërtuar muret e tij. Nehemia duhet të ketë qenë tejet i vlerësuar nga mbreti. Një fjalor biblik (The Anchor Bible Dictionary) thotë: «Përgjigjja e vetme e mbretit ishte: ‘A do të kthehesh shpejt?’»—Nehemia 2:1-6.

[Diagrami dhe figura në faqen 9]

Reliev nga pallati pers i Persepolit

[Diagrami]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Kupëmbajtësi

Kserksi, princi trashëgimtar

Dari i madh

[Burimi]

© The Bridgeman Art Library International

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo