BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 1/10 f. 32
  • A duhet të jeni moskokëçarës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A duhet të jeni moskokëçarës?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 1/10 f. 32

A duhet të jeni moskokëçarës?

KA TË ngjarë që shumica e njerëzve mendojnë se është një kompliment të të konsiderojnë person me natyrë të shtruar, të qetë dhe toleruese. Megjithatë, këto cilësi shpesh mund të shndërrohen në moskokëçarje. Në Bibël thuhet: «Moskokëçarja e budallenjve do t’i shkatërrojë.» (Proverbat 1:32, BR) Çfarë do të thotë kjo?

Versione të tjera të Biblës e përkthejnë fjalën origjinale hebreje me shprehje të tilla si: «rehati e shkujdesur» (American Standard Version), «vetësiguri» (DSF) dhe «vetëkënaqësi». (The New English Bible) Sipas këtyre kuptimeve, moskokëçarja lidhet me dembelizmin dhe shkujdesjen, dhe si rrjedhim me budallallëkun ose marrëzinë.

Në shekullin e parë, të krishterët në kongregacionin e Laodicesë në mënyrë të shkujdesur ishin të pavetëdijshëm ose nuk merakoseshin për mangësitë e tyre frymore. Të sigurt te vetja ata mburreshin se ‘s’kishin nevojë për asgjë’. Jezu Krishti i qortoi, duke u bërë thirrje që ta rigjallëronin zellin e tyre të krishterë.​—Zbulesa 3:14-19.

Vetëkënaqësia moskokëçarëse ishte gjithashtu një karakteristikë e njerëzve në ditët e Noes. Ata ishin të zhytur pas gjërave të zakonshme të jetës, «hanin e pinin, burrat martoheshin e gratë jepeshin në martesë . . . , dhe nuk kushtuan vëmendje derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu tej të gjithë». Pastaj Jezui shtoi: «Kështu do të jetë prania e Birit të njeriut.»​—Mateu 24:37-39.

Profecitë e përmbushura të Biblës tregojnë se po jetojmë gjatë ‘pranisë së Birit të njeriut’, Jezu Krishtit. Mos u bëfshim kurrë të vetëkënaqur, të shkujdesur, tepër të sigurt te vetja​—moskokëçarës.​—Luka 21:29-36.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo