BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/15 f. 9
  • Mençuri që na mbron

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mençuri që na mbron
  • Zgjohuni!—2015
  • Material i ngjashëm
  • «Lum njeriu që ka gjetur mençurinë!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Mençuria e vërtetë po thërret
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • A mund të të bëjnë të lumtur pasuritë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Prezantimi
    Zgjohuni!—2017
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 2/15 f. 9
Dy burra në një rrugë pak të ndriçuar shohin një grua të pasur që kalon aty pranë

Mençuri që na mbron

«Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndien asnjë kërcënim.»​—PROVERBAT 13:8, Diodati i Ri.

PASURIA sjell disa të mira, por mund të sjellë edhe telashe, sidomos në këto kohë të rrezikshme. (2 Timoteut 3:1-5) Në disa vende, të pasurit, përfshirë turistët që duken të kamur, janë bërë shënjestër e hajdutëve dhe e rrëmbyesve që kërkojnë pará.

Sipas një lajmi për një vend të zhvilluar «grabitjet e dhunshme, mashtrimet dhe rrëmbimet i kthejnë në armiq të pasurit e të varfrit. Restorantet kanë roja të armatosura; shtëpitë e të pasurve kanë mure me tela me gjemba, prozhektorë, kamera e roja». Pak a shumë njësoj ndodh edhe në shumë vende të tjera.

Mirëpo, për të varfrin Bibla thotë: «Nuk ndien asnjë kërcënim.» Si mund të nxjerrësh dobi nga ky margaritar mençurie? Nëse jeton në një zonë të njohur për krime e dhunë, ose të duhet të udhëtosh në një vend të tillë, mos tërhiq vëmendjen te vetja duke dhënë përshtypjen se je pasanik. Mendohu mirë për atë që do të veshësh e do të marrësh me vete kur të dalësh, sidomos nëse do të binin në sy. Te Proverbat 22:3 thuhet: «Mendjehollë është ai që e sheh të keqen . . . kurse i papërvoji shkon tutje dhe vuan pasojat.»

Mençuria e dokumentuar në Bibël pasqyron kujdesin e Krijuesit për ne, dëshirën e tij që të jemi të sigurt. Eklisiastiu 7:12 thotë se kjo ‘mençuri është mbrojtje’, sepse «i ruan gjallë ata që e zotërojnë».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo