BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g21 nr. 3 f. 14-15
  • Pse ka rëndësi përgjigjja?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse ka rëndësi përgjigjja?
  • Zgjohuni!—2021
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Jetë me më shumë kuptim
  • Këshilla praktike për jetën e përditshme
  • Përgjigje për pyetjet e tua
  • Shpresë për të ardhmen
  • A ka Zot? E pse duhet ta di?
    Zgjohuni!—2015
  • Cila është e vërteta rreth Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Mësimet elementare të Biblës
Shih më tepër
Zgjohuni!—2021
g21 nr. 3 f. 14-15
Një grup miqsh shikojnë me admirim zogjtë në një pemë.

Pse ka rëndësi përgjigjja?

Pse ka rëndësi të dish nëse ka një Krijues? Nëse faktet të bindin se ekziston një Perëndi i plotfuqishëm, ndoshta dëshiron të shqyrtosh edhe provat që Bibla është e frymëzuar prej tij. Nëse i beson asaj që thotë Bibla, do të nxjerrësh dobi në aspektet që tregohen më poshtë.

Jetë me më shumë kuptim

BIBLA THOTË: «[Perëndia] bëri mirë: ju solli shira nga qielli dhe stinë të frytshme, ju dha ushqim me bollëk dhe jua mbushi zemrat plot gëzim.»—Veprat 14:17.

Ç’DO TË THOTË: Çdo gjë në natyrë që të sjell gëzim, është dhuratë nga Krijuesi. Do të ishe edhe më mirënjohës për këto dhurata, po të mësoje sa shumë merakoset për ty Dhënësi.

Këshilla praktike për jetën e përditshme

BIBLA THOTË: «Do të kuptosh çfarë është drejtësia, ndershmëria dhe paanshmëria; cila është udha e mirë që duhet të ndjekësh gjithmonë.»—Proverbat 2:9.

Ç’DO TË THOTË: Meqë është Krijuesi yt, Perëndia e di çfarë të nevojitet që të jesh i lumtur. Duke lexuar Biblën, do të mësosh shumë gjëra që të sjellin dobi në jetë që sot.

Përgjigje për pyetjet e tua

BIBLA THOTË: «Do të fitosh njohuri për Perëndinë.»—Proverbat 2:5.

Ç’DO TË THOTË: Kur arrin në përfundimin se Krijuesi ekziston, mund të gjesh përgjigjet e pyetjeve thelbësore, siç janë: cili është qëllimi i jetës? Pse ka kaq shumë vuajtje? Çfarë ndodh me ne kur vdesim? Bibla jep përgjigje logjike për këto.

Shpresë për të ardhmen

BIBLA THOTË: «Unë e di mirë ç’mendoj për ju,—thotë Jehovai.—Dua që të keni paqe, dhe jo të këqija. Dua t’ju jap një të ardhme plot shpresë.»—Jeremia 29:11.

Shih videot Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme? dhe Kush është autori i Biblës? në jw.org. Mund ta gjesh secilën nga videot duke shkruar në kutinë kërko «Bibla e besueshme» ose «autori i Biblës».

Ç’DO TË THOTË: Perëndia premton se në të ardhmen do të zhdukë ligësinë, vuajtjet, madje edhe vdekjen. Kur u beson premtimeve të Perëndisë, shpresa për këtë të ardhme të ndihmon t’i përballosh problemet ditë pas dite me kurajë.

Si u ka sjellë dobi disave besimi te një Krijues

Sindi.

«Gjithnjë mahnitem kur shikoj si na ndihmon Perëndia në kaq shumë aspekte të jetës. Na ndihmon të dimë çfarë ka më shumë rëndësi në jetë, si t’i zgjidhim mosmarrëveshjet dhe si të bëhemi miq me të.»—Sindi, SHBA.

Elisa.

«Besimi te një Krijues e ka bërë jetën time më të kënaqshme dhe interesante. Nuk më duket kurrë e mërzitshme, sepse gjithnjë kam diçka për të mësuar rreth Tij, krijimit dhe Fjalës së tij.»—Elisa, Francë.

Peteri.

«Kur zbatoj çfarë na mëson Krijuesi në Bibël, ndihem më i lumtur. Më ndihmon të jem më pak kritikues, më i vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe më i kënaqur. Gjithashtu më ka ndihmuar të jem baba më i mirë.»—Peteri, Holandë.

Liza.

«Para se të mësoja për Perëndinë, kisha hyrë në një rreth vicioz: vetëm haja, flija dhe vrapoja për të arritur në orar në punë. Thjesht luftoja për mbijetesë. Tani e shoh jetën si një dhuratë jashtëzakonisht të mrekullueshme, që duhet shijuar dhe vlerësuar.»—Liza, Estoni.

Adrieni.

«Jam njeri ankthioz. Por dijenia se ligësive, padrejtësive dhe vuajtjeve do t’u vijë fundi, më ndihmon ta përballoj ankthin.»—Adrieni, Francë.

Shih si u përgjigjet Bibla pyetjeve të rëndësishme të jetës. Shih videon Pse ta studiosh Biblën?—Versioni i gjatë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo