BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 2
  • Bibla jep shpresë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bibla jep shpresë
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Mësimet elementare të Biblës
  • Shpresë e sigurt për një të ardhme më të mirë
    Tema të tjera
  • Arsye për shpresë në vitin 2023—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Ku të gjejmë shpresë gjatë 2024-s?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 2
Mësimi 2. Lindja e diellit mbi një fushë të madhe me grurë.

MËSIMI 02

Bibla jep shpresë

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Kudo në botë njerëzit kalojnë probleme që u shkaktojnë mërzi, ankth dhe dhembje. Mos vallë me raste je ndier edhe ti njësoj? Mbase po vuan ngaqë je sëmurë ose të ka vdekur një njeri i dashur. Ndoshta vret mendjen: «Kur do të shoh ndonjë ditë të bardhë?» Bibla ka një përgjigje të kënaqshme për pyetjen tënde.

1. Çfarë shprese jep Bibla?

Bibla jo vetëm shpjegon pse bota është plot me halle, por edhe jep lajmin e mirë se së shpejti të gjitha problemet do të marrin fund. Ajo premton «një të ardhme plot shpresë». (Lexo Jereminë 29:11, 12.) Kjo shpresë na ndihmon të përballojmë problemet e të jemi të lumtur që tani. Premtimet e Biblës na sigurojnë se do të jemi të lumtur përgjithmonë.

2. Cilën të ardhme premton Bibla?

Bibla flet për një kohë kur «nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje». (Lexo Zbulesën 21:4.) Problemet që na e bëjnë jetën të vështirë—si varfëria, padrejtësitë, sëmundjet dhe vdekja—nuk do të ekzistojnë më. Bibla premton se njerëzit do të gëzojnë jetën përgjithmonë në një tokë parajsore.

3. Si të sigurohesh se premtimet e Biblës do të bëhen realitet?

Shumë njerëz shpresojnë për një të ardhme më të mirë, por s’janë të sigurt nëse do të jetë vërtet ashtu. Ama ndryshon puna me premtimet e Biblës. Që t’u besosh fjalëve të saj, ‘duhet t’i shqyrtosh me kujdes Shkrimet’. (Veprat 17:11) Ndërsa e njeh më mirë Biblën, do ta kesh më kollaj të vendosësh nëse mund t’u besosh premtimeve të saj.

SHQYRTO MË TEJ

Le të shqyrtojmë disa nga premtimet e Biblës për të ardhmen dhe si po i ndihmon shpresa e Biblës njerëzit që sot.

Kolazh: Pamje që tregojnë kontrastin mes kushteve të sotme dhe premtimeve të Biblës për të ardhmen. Pamjet përsëriten më poshtë.

4. Bibla premton jetë përgjithmonë, pa asnjë vuajtje

Hidhi një sy listës së mëposhtme me premtime nga Bibla. Cilat premtime ke më shumë dëshirë të realizohen? Pse?

Lexo shkrimet në krah të secilit premtim dhe mendo për këto pyetje:

  • A të japin shpresë këto shkrime? A mendon se mund t’u japin shpresë edhe familjarëve e miqve të tu?

Përfytyroje veten në një botë ku

ASNJË . . .

TË GJITHË . . .

  • nuk do të vuajë, nuk do të plaket e nuk do të vdesë.—Isaia 25:8.

  • do të takojmë njerëzit e dashur që do të ringjallen në tokë.—Gjoni 5:28, 29.

  • nuk do të jetë i sëmurë ose invalid.—Isaia 33:24; 35:5, 6.

  • do të kemi shëndet të mirë dhe gjallërinë e rinisë.—Jobi 33:25.

  • nuk do të jetë viktimë e padrejtësive.—Isaia 32:16, 17.

  • do të kemi plot për të ngrënë, një shtëpi të rehatshme dhe punë të bukur.—Psalmi 72:16; Isaia 65:21, 22.

  • nuk do të vuajë për shkak të luftërave.—Psalmi 46:9.

  • do të shijojmë paqe të plotë.—Psalmi 37:11.

  • nuk do të torturohet nga mendimet dhe kujtimet e hidhura.—Isaia 65:17.

  • do të jetojmë përgjithmonë në kushte të përsosura.—Psalmi 37:29.

Një vogëlush që ishte i sëmurë, tani është shëndoshë e mirë dhe përqafon të ëmën. Një burrë, dikur i moshuar, tani është rinuar dhe shtyn një karrocë plot perime. Fëmijë që dikur vuanin urie dhe ishin të detyruar të punonin, tani po mbjellin bimë në kopsht dhe po luajnë futboll. Një grua që më parë rrinte kruspull nga dëshpërimi, tani rri me trupin drejt dhe buzëqesh.

5. Shpresa e Biblës të ndryshon jetën

Shumë veta ndihen përtokë ose të inatosur për shkak të problemeve. Disa luftojnë me mish e me shpirt që t’i ndryshojnë gjërat për mirë. Shih se si i ndihmon njerëzit që sot premtimi i Biblës se gjërat do të përmirësohen. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet e mëposhtme:

VIDEO: Doja të luftoja padrejtësitë (4:07)

Kolazh: Skena nga videoja ‘Doja të luftoja padrejtësitë’. 1. Rafika, kur ishte e vogël, duke mbledhur pambuk me njerëz të racës së saj. 2. Rafika e mahnitur kur sheh për herë të parë bashkë njerëz të racave të ndryshme në një kongres të Dëshmitarëve të Jehovait.
  • Ç’gjë e padrejtë e shqetësonte Rafikën?

  • Ndonëse kjo padrejtësi nuk mori fund, si e ndihmoi Bibla Rafikën?

Shpresa e Biblës për të ardhmen mund të na ndihmojë t’i luftojmë ndjenjat negative dhe t’i përballojmë me sukses problemet. Lexoni Proverbat 17:22 dhe Romakëve 12:12 e më pas diskutoni për këto pyetje:

  • A mendon se shpresa e Biblës për të ardhmen mund të ta përmirësojë jetën që tani? Pse?

DISA THONË: «Premtimet e Biblës janë thjesht fjalë të bukura.»

  • Pse është e rëndësishme t’i shqyrtosh vetë provat se premtimet e Biblës do të realizohen?

PËRMBLEDHJE

Bibla na jep shpresë dhe na ndihmon t’i përballojmë problemet duke na premtuar një të ardhme të lumtur.

Si do të përgjigjeshe?

  • Pse njerëzit kanë nevojë për shpresë?

  • Çfarë thotë Bibla për të ardhmen?

  • Si të ndihmon që tani shpresa për të ardhmen?

Provo këtë

EKSPLORO

Mëso si të jep forcë shpresa, kur kalon probleme.

«Shpresë—Ku mund të gjeni?» (Zgjohuni!, 22 prill 2004)

Zbulo si mund t’i ndihmojë shpresa për të ardhmen ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

«Vuaj nga një sëmundje kronike—A mund të më ndihmojë Bibla?» (Artikull në jw.org)

Kur të shikosh këtë video muzikore, përfytyroje veten dhe familjen duke jetuar në tokën parajsore që premton Bibla.

Imagjino kohën (3:37)

Lexo si ndryshoi jeta e një aktivisti kur mësoi për shpresën që jep Bibla.

«Nuk mendoj më se duhet ta ndryshoj unë botën» (Kulla e Rojës, 1 korrik 2013)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo