BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 3 f. 4-5
  • Njihi faktet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njihi faktet
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Problemi
  • Parim nga Bibla
  • Si ndihmojnë faktet
  • Çfarë mund të bësh
  • Paragjykimet—A je infektuar?
    Zgjohuni!—2020
  • A je viktimë e paragjykimit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Paragjykimi—Një problem global
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Një botë pa paragjykime—Kur?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 3 f. 4-5
Një grua duket e tensionuar para dy burrave që i bëjnë intervistë pune për një fabrikë automjetesh.

Njihi faktet

Problemi

Shpeshherë paragjykimet ushqehen nga keqinformimi. Ja disa shembuj:

  • Disa punëdhënës gabimisht mendojnë se gratë nuk janë të prera për punë shkencore e teknike.

  • Në Evropën e mesjetës, judenjtë i akuzuan pa të drejtë se helmonin puset dhe përhapnin sëmundje. Edhe gjatë nazizmit u përhapën shpifje për ta. Kësaj here i akuzuan si shkaktarë të krizës ekonomike në Gjermani. Në të dyja rastet, judenjtë ishin viktima të paragjykimit ekstrem, i cili vihet re deri diku edhe sot.

  • Shumë njerëz gabimisht nxjerrin përfundimin se ata që kanë paaftësi fizike, janë njerëz të dëshpëruar e plot vrer.

Njerëzit që u besojnë këtyre miteve, mund të tregojnë raste ose «dëshmi» që duket se konfirmojnë bindjet e tyre. Gjithashtu mendojnë se, kushdo që nuk bie dakord me ta, është injorant.

Parim nga Bibla

«S’është mirë që njeriu të mos ketë njohuri.»—PROVERBAT 19:2.

Çfarë do të thotë? Kur nuk dimë faktet, marrim vendime të këqija. Nëse u besojmë miteve në vend të fakteve, do t’i gjykojmë keq njerëzit.

A i ushqen Bibla paragjykimet?

Disa pretendojnë se Bibla promovon paragjykimet. Por çfarë thotë Bibla në të vërtetë?

  • Të gjithë njerëzit kanë të njëjtën origjinë: «Nga një njeri i vetëm, [Perëndia] bëri të gjitha kombet.»—Veprat 17:26.

  • Perëndia është i paanshëm: «Perëndia nuk është i anshëm, por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»—Veprat 10:34, 35.

  • Perëndia përqendrohet te njeriu i brendshëm e jo te pamja e jashtme: «Njeriu sheh atë që sheh syri, kurse Jehovai sheh në zemër.»—1 Samuelit 16:7.a

a Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.

Si ndihmojnë faktet

Kur dimë faktet, jemi më pak të prirur të besojmë hamendësime të zakonshme e të rreme për njerëzit. E në momentin që kuptojmë se na kanë keqinformuar për një grup të caktuar, nuk do ta besojmë menjëherë çdo gjë që dëgjojmë për grupe të përkatësive të tjera.

Eksperiencë reale: Jovica (Ballkan)

Jovica, i përmendur më parë, u rrit duke dëgjuar nga bashkëkombësit, nga lajmet dhe programet televizive fjalë të këqija për një minoritet. Ai thotë: «Ushqeva shumë paragjykime për këta njerëz e madje m’u mbush zemra me urrejtje. Dhe mendoja se kisha plotësisht të drejtë të ndihesha ashtu.

Mirëpo, kur isha ushtar, m’u desh të jetoja e të punoja me ushtarë të këtij minoriteti. Me kalimin e kohës i njoha më mirë, e madje fillova të mësoja gjuhën dhe këngët e tyre folklorike. Dalëngadalë po kënaqesha me shoqërinë e tyre dhe fillova t’i shihja me sy tjetër. Ama paragjykimet mund të ngrenë kokë prapë. Prandaj nuk dëgjoj lajme që e paraqesin në dritë negative këtë grup. Gjithashtu nuk shoh filma ose komedi që i vënë në lojë. E di fare mirë se paragjykimet mund të provokojnë zemërim e urrejtje.»

Çfarë mund të bësh

  • Mos harro se përgjithësimet që bëhen për grupe të caktuara, nuk karakterizojnë këdo në atë grup.

  • Prano se informacioni që ke për një grup mund të mos jetë i plotë.

  • Përpiqu t’i mësosh faktet nga burime të besueshme.

Ata triumfuan mbi urrejtjen

Kolazh: 1. Dy burra që ecin dhe flasin me njëri-tjetrin. 2. Njëri prej tyre është i buzëqeshur në shoqërinë e miqve.

Çfarë e ndihmoi një arab dhe një hebre të kapërcenin paragjykimet?

Shihni videon Kur do të triumfojë dashuria besnike mbi urrejtjen? Kërkoje titullin e videos në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo