BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/8 f. 32
  • Kush duhet fajësuar?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush duhet fajësuar?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/8 f. 32

Kush duhet fajësuar?

Shumë veta, për shqetësimet e tyre, fajësojnë Perëndinë. Një fjalë e urtë biblike pohon: «Marria e vet ia prish jetën e ai atëherë në zemrën e vet hidhërohet kundër Zotit.» (Fjalët e urta 19:3, DSF) Por, të bësh përgjegjës Perëndinë për brengat e njeriut, është si të fajësosh një prodhues makinash për përhapjen e madhe të aksidenteve ngaqë njerëzit i japin makinës të dehur.

Perëndia i ka dhënë njerëzimit udhëheqje të vlefshme në Fjalën e tij, Biblën. Duke studiuar këtë bibliotekë hyjnore dhe duke jetuar sipas ligjeve dhe parimeve të paraqitura në të, mund të shmangim shumë prej kurtheve të jetës. Në të kundërt, veprimi në kundërshtim me udhëheqjen e Perëndisë është shkatërrimtar. Për shembull, ata që hanë tepër, pijnë duhan, pijnë tepër ose kryejnë imoralitet, shpesh vuajnë pasoja tragjike shëndetësore. (Luka 21:34; 1. Korintasve 6:18; 2. Korintasve 7:1) Apostulli i krishterë Pavli, shkroi: «Ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për frymë, do të korrë nga fryma jetë të përjetshme.»—Galatasve 6:7, 8.

Sa më mirë është të jetojmë sipas ligjeve dhe parimeve të Perëndisë! Nëse veprojmë kështu, do të përjetojmë realitetin e premtimit të Perëndisë, të thënë nëpërmjet profetit Isaia: «Unë, Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson t’i sjellësh dobi vetes, Ai që të bën të shkelësh në rrugën në të cilën duhet të ecësh. Oh, sikur t’u kushtoje vërtet vëmendje urdhërimeve të mia! Atëherë, paqja jote do të bëhej si lumë dhe e drejta jote si valët e detit.»—Isaia 48:17, 18, BR.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo