BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 166
  • A janë paratë rrënja e çdo gjëje të keqe?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A janë paratë rrënja e çdo gjëje të keqe?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Çfarë thotë Bibla për paratë?
  • Pse Bibla na paralajmëron për dashurinë për para?
  • Si të nxjerrim dobi nga këshilla e Biblës për paratë?
  • Paratë
    Zgjohuni!—2014
  • Një pikëpamje e ekuilibruar për paratë
    Zgjohuni!—2015
  • Cila është pikëpamja e mençur për paratë?
    Zgjohuni!—2007
  • Si mund të mbani një pikëpamje të drejtpeshuar për paratë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 166
Një njeri zgjat duart drejt një shume të majme parash.

A janë paratë rrënja e çdo gjëje të keqe?

Përgjigjja e Biblës

Jo. Bibla nuk thotë se paratë janë të këqija ose shkaku i çdo gjëje të keqe. Shprehja ‘paratë janë rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme’ është një citim i paplotë nga Bibla që përcjell një ide të gabuar. Citimi i plotë është «dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme».—1 Timoteut 6:10.

  • Çfarë thotë Bibla për paratë?

  • Pse Bibla na paralajmëron për dashurinë për para?

  • Si të nxjerrim dobi nga këshilla e Biblës për paratë?

  • Vargje nga Bibla për paratë

Çfarë thotë Bibla për paratë?

Bibla tregon se paratë janë të dobishme, madje edhe «mbrojtje», nëse përdoren me mençuri. (Eklisiastiu 7:12) Përveç kësaj lavdëron ata që janë bujarë me të tjerët, qoftë edhe kur japin para.—Proverbat 11:25.

Në të njëjtën kohë, Bibla paralajmëron që paratë të mos jenë strumbullari i jetës sonë. Ajo thotë: «Mënyra juaj e të jetuarit le të jetë pa dashuri për para, ndërsa jeni të kënaqur me gjërat që keni.» (Hebrenjve 13:5) Pra mësojmë se paratë duhet t’i mbajmë në vendin e vet dhe nuk duhet të rendim pas pasurisë. Duhet të jemi të kënaqur me gjërat e domosdoshme, si ushqimi, veshja dhe strehimi.—1 Timoteut 6:8.

Pse Bibla na paralajmëron për dashurinë për para?

Njerëzit lakmitarë nuk do të fitojnë jetën e përhershme. (Efesianëve 5:5) Një nga arsyet është se lakmia është një formë idhujtarie, ose adhurimi të rremë. (Kolosianëve 3:5) Një arsye tjetër është se shpesh njeriu lakmitar shpërfill parimet e mira si e si të marrë atë që do. Sipas Proverbave 28:20, «kush nxiton të fitojë pasuri, s’do të mbetet i pafaj». Madje, një lakmitar mund të tundohet të kryejë krime, si shantazhe, zhvatje, mashtrime, rrëmbime ose vrasje.

Ndonëse dashuria për para mund të mos ndikojë për keq te sjellja e dikujt, ajo mund të sjellë pasoja të tjera negative. Bibla thotë se «ata që janë të vendosur të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë dëshira të pamenda e të dëmshme».—1 Timoteut 6:9.

Si të nxjerrim dobi nga këshilla e Biblës për paratë?

Nëse s’bëjmë kompromis me vlerat morale dhe të krishtere për hir të parave, do të kemi respekt për veten si dhe miratimin e mbështetjen e Perëndisë. Atyre që përpiqen me gjithë zemër ta kënaqin, Perëndia u premton: «Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis.» (Hebrenjve 13:5, 6) Gjithashtu na siguron se: «Njeriu i besueshëm do të marrë shumë bekime.»—Proverbat 28:20, nwt.

Vargje nga Bibla për paratë

Eklisiastiu 7:12: ‘Paraja është mbrojtje.’

Kuptimi: Kur përdoren me mençuri, paratë mund të jenë të dobishme, sepse të japin njëfarë sigurie.

Luka 12:15: «Edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.»

Kuptimi: Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në jetë dhe nuk na sjellin shpëtim.

1 Timoteut 6:10: «Dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme dhe duke rendur pas kësaj dashurie, disa kanë dalë nga rruga e besimit dhe janë shpuar tejpërtej me shumë dhembje.»

Kuptimi: Nuk ka ndonjë të keqe të kesh para. Ama, ai që do paratë—që punon vetëm për to—mund t’i hapë telashe vetes. Për shembull, mund të bëhet sebep për ndarjen e familjes dhe mund të ketë shëndet të dobët për shkak të punës së tepërt.

Hebrenjve 13:5: «Mënyra juaj e të jetuarit le të jetë pa dashuri për para, ndërsa jeni të kënaqur me gjërat që keni.»

Kuptimi: Në vend që të rendim me çdo kusht pas pasurive, është më e mençur të kënaqemi me gjërat e domosdoshme.

Mateu 19:24: «Është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër një vrimë gjilpëre, sesa një i pasur të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë.»

Kuptimi: Jezui sapo kishte ftuar një të ri që ta ndiqte. I riu nuk pranoi, sepse ishte shumë i lidhur me gjërat materiale. Ndaj, Jezui po jepte një paralajmërim: ai që vë pasuritë para Perëndisë, rrezikon të humbë jetën e përhershme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo