BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 3 f. 9-11
  • Të jesh njeri i mirë—Garanci për të ardhmen?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të jesh njeri i mirë—Garanci për të ardhmen?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • UDHA QË NDJEK SHUMICA
  • REZULTATET?
  • Një e ardhme e sigurt—Ëndrra e të gjithëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Udha drejt një të ardhmeje të sigurt
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Hyrja
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • «Zemërbutët do të trashëgojnë tokën»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 3 f. 9-11
Një grua i liron vendin një zonje të moshuar në autobus.

Të jesh njeri i mirë—Garanci për të ardhmen?

Për shekuj, shumë kanë qenë të mendimit se, po të jesh njeri i mirë dhe i moralshëm, e ke të ardhmen të sigurt. Për shembull, në Lindje respektohen sot e kësaj dite fjalët e Konfucit (551-479 p.e.s.), mësues dhe filozof, që thoshte: «Atë që nuk do që të ta bëjnë ty, mos ua bëj të tjerëve.»a

UDHA QË NDJEK SHUMICA

Shumë ende mendojnë se mirësjellja është çelësi i një të ardhmeje të sigurt. Prandaj përpiqen të jenë njerëz të respektuar, të sjellshëm, të pranojnë vendin e tyre në shoqëri dhe të mbajnë një ndërgjegje të pastër. Një grua në Vietnam me emrin Lin, thotë: «Gjithnjë kam menduar se po të isha e ndershme dhe e sinqertë, do të merrja si rezultat bekime.»

Po e njëjta grua u shërben ushqim të varfërve dhe të pastrehëve.

Disa përpiqen të bëjnë mirë të motivuar nga bindjet fetare. Një burrë me emrin Shu Jun, që jeton në Tajvan, thotë: «Më kishin mësuar se veprimet e një personi kur është gjallë, përcaktojnë nëse do të shijojë lumturi të përjetshme apo do të torturohet pas vdekjes.»

REZULTATET?

Gruaja në fund të ditës, duket e trishtuar dhe e rraskapitur ndërsa përkund djalin e saj të vogël.

Është e vërtetë që nxjerrim shumë dobi kur u bëjmë mirë të tjerëve. Mirëpo, shumë veta që përpiqen sinqerisht të bëjnë mirë, kanë kuptuar se kjo nuk sjell gjithnjë rezultatet e dëshiruara. «E mësova në kurriz se mirësia nuk shpërblehet gjithnjë me bekime,—thotë një grua me emrin Shiu Ping, që jeton në Hong-Kong.—U përpoqa me mish e me shpirt të kujdesesha për familjen dhe të bëja mirë në jetë. E prapëseprapë martesa m’u shkatërrua dhe burri na braktisi mua dhe djalin.»

Shumë kanë vënë re se jo të gjithë njerëzit fetarë janë njerëz të mirë. «Iu bashkova një organizate fetare dhe u bëra lidere e aktiviteteve rinore,—thotë Etsuko, një grua që jeton në Japoni.—U shokova kur pashë se disa prej tyre kishin moral të degjeneruar, luftonin për pushtet dhe zhvatnin fondet.»

«U përpoqa me mish e me shpirt të kujdesesha për familjen dhe të bëja mirë në jetë. E prapëseprapë martesa m’u shkatërrua dhe burri na braktisi mua dhe djalin.»—SHIU PING, HONG-KONG

Disa njerëz të devotshëm ndihen të zhgënjyer kur veprat e tyre të mira nuk shpërblehen. Kështu u ndie Uana, një grua nga Vietnami. «Çdo ditë blija fruta, lule, ushqime dhe i ofroja në altarët e paraardhësve të mi të vdekur, me shpresën se në të ardhmen do të merrja bekime,—thotë ajo.—Pavarësisht gjithë veprave të mira dhe ritualeve që ndoqa për vite e vite, bashkëshorti m’u sëmur rëndë. Pastaj, në moshë fare të re, më vdiq vajza ndërsa ndiqte studimet jashtë shtetit.»

PSE NUK MJAFTON THJESHT TË JESH NJERI I MIRË

Është e rëndësishme të jesh njeri i mirë, ama kjo nuk mjafton që ta kesh të ardhmen të sigurt. Pse jo? Të shohim ç’thonë Shkrimet e Shenjta.

NUK ZGJEDHIN TË GJITHË TË BËJNË MIRË

«Një mëkatar i vetëm mund të shkatërrojë shumë gjëra të mira.»—EKLISIASTIU 9:18.

Edhe sikur të bësh çmos që të jesh njeri i mirë, e ardhmja jote mund të vihet në rrezik nga veprimet egoiste të të tjerëve. Për shembull, gjatë një pandemie ti mund t’i ndjekësh këshillat e autoriteteve dhe të ruash distancimin fizik. Po sikur disa të mos e bëjnë këtë? Sjellja e tyre do të vinte në rrezik shëndetin e të tjerëve që përpiqen të veprojnë siç duhet.

NJERËZIT MUND TË KENË IDENË E GABUAR PËR TË MIRËN DHE TË KEQEN

«Është një udhë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të çon në vdekje.»—PROVERBAT 14:12.

Historia është plot me shembuj të njerëzve që ndoqën një udhë për të cilën ishin të bindur se ishte e mirë, ama më vonë kuptuan se e kishin gabim. Qëllimet e mira nuk e mbrojnë dikë nga pasojat e vendimeve të këqija.

JETA ËSHTË E PAPARASHIKUESHME

«Ju nuk e dini ç’do të bëhet nesër me jetën tuaj.»—JAKOVI 4:14.

Pavarësisht sa i virtytshëm është dikush, jeta mund t’i këputet në mes krejt papritur. Për shembull, gjatë pandemisë COVID-19 shumë vullnetarë altruistë humbën jetën. Ose të mendojmë për rastin e Li Ting, një gruaje në Kinë që humbi të atin në një aksident me makinë. Ajo tregon: «Nuk e kuptoja dot se si mund të vdiste një njeri me zemër kaq të mirë. Babai ishte njeri i palodhur, me këmbë në tokë dhe i sinqertë. Nga të gjithë pasagjerët, vetëm ai vdiq.»

Nëse të jesh njeri i mirë, nuk garanton një të ardhme të sigurt, atëherë çfarë e garanton? Na duhet një udhëzues i besueshëm—një burim i besueshëm informacioni që mund t’u përgjigjet pyetjeve tona. Ku mund ta gjejmë?

a Për më shumë informacion rreth mësimeve të Konfucit, shih kapitullin 7, paragrafët 31-35, të librit Njerëzimi në kërkim të Perëndisë (anglisht), botuar nga Dëshmitarët e Jehovait, që disponohet online në www.jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo