BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mjerë vreshti jobesnik!
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 2 Shëmbëlltyra e Isaisë fillon kështu: «Më lini t’i këndoj të dashurit tim, ju lutem, një këngë për të dashurin tim në lidhje me vreshtin e tij. I dashuri im kishte një vresht në një shpat kodre pjellor. Ai e punoi, e pastroi nga gurët, e mbolli me një rrush të kuq të zgjedhur, dhe ndërtoi në mes një kullë. Gërmoi në të edhe një shtypëse për verë. Ai shpresonte që të prodhonte rrush, por gradualisht prodhoi rrush të egër.»—Isaia 5:1, 2; krahaso Markun 12:1.

  • Mjerë vreshti jobesnik!
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 4 Për ta bërë një vresht që të japë fryt kërkohet një punë e madhe. Isaia e përshkruan pronarin duke ‘punuar tokën dhe duke e pastruar nga gurët’; një punë e mërzitshme dhe rraskapitëse. Ka të ngjarë që gurët më të mëdhenj ai i përdor për të ‘ndërtuar një kullë’. Në kohët e lashta këto kulla shërbenin si vendqëndrim për rojtarët, të cilët i ruanin të mbjellat nga hajdutët dhe nga kafshët.a Ai ndërton edhe një mur guri për të përforcuar tarracat e vreshtit të tij. (Isaia 5:5) Kjo bëhej zakonisht për të parandaluar që uji të merrte me vete shtresat e sipërme të dheut, të cilat janë jetësore.

      5. Çfarë pret me të drejtë pronari nga vreshti i tij, por çfarë merr prej tij?

      5 Pasi ka punuar kaq shumë për të mbrojtur vreshtin e tij, pronari ka plotësisht të drejtë të presë që ai të japë fryt. Duke i paraprirë këtij momenti, ai gërmon një shtypëse për verë. Por, a bëhet realitet prodhimi për të cilin shpresohej? Jo, vreshti prodhon rrush të egër.

  • Mjerë vreshti jobesnik!
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • a Disa studiues mendojnë se strukturat më të thjeshta e të përkohshme të tilla, si kasollet ose kashtoret, ishin shumë më të zakonshme, sesa kullat prej guri. (Isaia 1:8) Prania e një kulle tregon se pronari kishte bërë për këtë «vresht» përpjekje të jashtëzakonshme.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo