BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai na mëson për të mirën tonë
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • 19. Ç’thirrje të përzemërt bën Jehovai?

      19 Dëshira e Jehovait që populli i tij të shmangë katastrofën dhe të gëzojë jetën shprehet bukur me fjalët: «Ah, sikur t’u kushtoje vërtet vëmendje urdhërimeve të mia! Atëherë paqja jote do të bëhej si lumë dhe drejtësia jote si valët e detit.» (Isaia 48:18) Ç’thirrje e përzemërt nga Krijuesi i plotfuqishëm! (Ligji i përtërirë 5:29; Psalmi 81:13) Në vend që të shkojnë në robëri, izraelitët mund të gëzojnë paqe që do të jetë po aq e bollshme sa edhe uji që rrjedh në një lumë. (Psalmi 119:165) Veprat e tyre të drejta mund të jenë po aq të shumta sa edhe valët e detit. (Amosi 5:24) Si një person që interesohet vërtet për ta, Jehovai u bën thirrje izraelitëve, duke u treguar me dashuri rrugën nëpër të cilën duhet të ecin. Ah, sikur të dëgjonin!

  • Jehovai na mëson për të mirën tonë
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • 21. Cilat bekime mund të përjetojmë sot nëse kërkojmë të mësohemi nga Jehovai?

      21 Parimet e përfshira në këtë pjesë të fuqishme u zbatohen adhuruesve të Jehovait sot. Jehovai është burimi i jetës dhe e di më mirë se kushdo tjetër se si duhet ta përdorim jetën tonë. (Psalmi 36:9) Ai na ka dhënë udhëzime, jo për të na privuar nga gëzimi, por për të na sjellë dobi. Të krishterët e vërtetë reagojnë duke kërkuar të mësohen nga Jehovai. (Mikea 4:2) Udhëzimet e tij mbrojnë gjendjen tonë frymore dhe marrëdhënien tonë me të, si dhe na mbrojnë nga ndikimi korruptues i Satanait. Kur i kuptojmë parimet që qëndrojnë pas ligjeve të Perëndisë, shikojmë që Perëndia na mëson për të mirën tonë. Kuptojmë se «urdhërimet e tij nuk janë të rënda». Dhe ne nuk do të zhdukemi.​—1 Gjonit 2:17; 5:3.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo