VENDI I SINIMIT
Vend nga ku ishte parathënë se do të vinin disa izraelitë të shpërndarë kur të vinte koha që të banonin në vendlindje e ta ripërtërinin. (Is 49:12) Në të njëjtin varg përmendet veriu dhe perëndimi, e kjo të bën të mendosh se Sinimi ishte në jug ose në lindje të Izraelit. Në Septuagintën greke nuk thuhet «vendi i Sinimit», por «vendi i persëve» që mund të përfshinte Elamin, i quajtur Si-nim në gjuhën e lashtë akadiane. (Krahaso Is 11:11.) Kurse te Targumet dhe te Vulgata latine lexojmë «[vendi] në jug». Disa studiues kanë hedhur idenë se ishte Siena (Ezk 30:6), e cila gjendej në skajin jugor të Egjiptit. Gjithsesi, vendndodhja e Sinimit nuk dihet.