-
Jehovai rigjallëron frymën e të përulurveProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
‘Paqe për ata që janë larg dhe afër’
22. Ç’të ardhme parathotë Jehovai për (a) të penduarit? (b) të ligjtë?
22 Duke e krahasuar të ardhmen e atyre që pendohen me atë të atyre që këmbëngulin në udhët e veta të liga, Jehovai shpall: «Unë krijoj frytin e buzëve. Do të ketë paqe të vazhdueshme për atë që është larg dhe për atë që është afër, . . . dhe unë do ta shëroj. Por të ligjtë janë si deti i trazuar, kur nuk mund të qetësohet, ujërat e të cilit vazhdojnë të nxjerrin leshterikë dhe llucë. Nuk ka paqe . . . për të ligjtë.»—Isaia 57:19-21.
-
-
Jehovai rigjallëron frymën e të përulurveProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
23. Ç’është fryti i buzëve dhe në ç’mënyrë e ‘krijon’ Jehovai këtë fryt?
23 Fryti i buzëve është sakrifica e lëvdimit që i bëhet Perëndisë: deklarimi publik i emrit të tij. (Hebrenjve 13:15) Si e ‘krijon’ Jehovai këtë deklaratë publike? Që të paraqesë një sakrificë lëvdimi, së pari një individ duhet të mësojë për Perëndinë dhe më pas të besojë tek ai. Besimi, që është një fryt i frymës së Perëndisë, e shtyn këtë person t’u tregojë të tjerëve atë që ka dëgjuar. Me fjalë të tjera, ai shpall publikisht. (Romakëve 10:13-15; Galatasve 5:22) Gjithashtu, nuk duhet harruar se, në fund të fundit, është Jehovai ai që u ngarkon shërbëtorëve të tij detyrën për të shpallur lëvdimin e tij. Për më tepër, është Jehovai që e çliron popullin e tij, duke i dhënë mundësi të paraqesë këto sakrifica lëvdimi. (1 Pjetrit 2:9) Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se është Jehovai ai që e krijon këtë fryt të buzëve.
24. (a) Cilët e përjetojnë paqen e Perëndisë dhe me ç’përfundim? (b) Cilët nuk përjetojnë paqe dhe cila është pasoja në rastin e tyre?
24 Sa drithërues duhet të jetë fryti i buzëve që ofrojnë judenjtë, ndërsa kthehen në vendin e tyre duke i kënduar lavdi Jehovait! Ata duhet të jenë të gëzuar që përjetojnë paqen e Perëndisë, qofshin «larg», domethënë larg nga Juda, ende duke pritur të kthehen, qofshin «afër», pra tashmë në vendin e tyre. Nga ana tjetër, sa e ndryshme është gjendja e të ligjve! Të gjithë ata që nuk reagojnë pozitivisht ndaj veprimeve disiplinuese të Jehovait, po, të ligjtë, kushdo dhe kudo qofshin, nuk kanë fare paqe. Duke zier përbrenda si një det i trazuar, ata vazhdojnë të prodhojnë, jo frytin e buzëve, por «leshterikë dhe llucë», gjithfarë gjërash të papastra.
-
-
Jehovai rigjallëron frymën e të përulurveProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
25. Në ç’mënyrë shumë individë afër dhe larg po përjetojnë paqe?
25 Edhe sot, adhuruesit e Jehovait kudo që ndodhen e shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Të krishterët, afër dhe larg, në më shumë se 230 vende ofrojnë frytin e buzëve të tyre, duke lëvduar Perëndinë e vetëm të vërtetë. Këngët e lëvdimit që ata këndojnë dëgjohen «nga skajet e tokës». (Isaia 42:10-12, Dio) Ata që i dëgjojnë shprehjet e tyre dhe reagojnë pozitivisht po përqafojnë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, Biblës. Këta individë po përjetojnë paqen, e cila vjen kur i shërbejmë ‘Perëndisë që jep paqe’.—Romakëve 16:20.
-