BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai i bën një emër të bukur vetes
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • 14. Cilët përkujtues me vend jep tani Isaia?

      14 Në të kaluarën, judenjtë e humbën shpejt çmueshmërinë për gjërat që bëri Jehovai për ta. Prandaj, me të drejtë Isaia u kujton atyre përse i bëri Jehovai këto gjëra. Isaia shpall: «Do të përmend dashamirësitë e Jehovait, lëvdimet e Jehovait, sipas gjithë asaj që Jehovai na ka dhënë, po, mirësinë e bollshme që ai ka treguar ndaj shtëpisë së Izraelit sipas mëshirave të tij dhe sipas bollëkut të dashamirësive të tij. Dhe vazhdoi të thoshte: ‘Ata janë sigurisht populli im, bij që nuk do të dalin jobesnikë.’ Kështu për ta ai u bë një Shpëtimtar. Gjatë gjithë dëshpërimit të tyre, ishte i dëshpëruar edhe ai. Dhe lajmëtari i tij personal i shpëtoi. Në dashurinë dhe dhembshurinë e tij ai vetë i ribleu dhe vazhdoi t’i ngrinte e t’i mbante gjatë gjithë ditëve të shumë kohëve më parë.»​—Isaia 63:7-9.

  • Jehovai i bën një emër të bukur vetes
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • 16. (a) Ç’pikëpamje kishte Jehovai kur bëri besëlidhjen me Izraelin? (b) Si e trajton Perëndia popullin e tij?

      16 Pas daljes nga Egjipti, Jehovai e çoi Izraelin në malin Sinai dhe bëri këtë premtim: «Në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë . . . Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë.» (Dalja 19:5, 6, Dio) A po mashtronte Jehovai kur bëri këtë ofertë? Jo, sepse Isaia zbulon se Jehovai tha me vete: «Ata janë sigurisht populli im, bij që nuk do të dalin jobesnikë.» Një studiues vëren: «Fjala ‘sigurisht’ nuk është një urdhër autoritar si shprehje e sovranitetit ose një tregues i aftësisë për të njohur paraprakisht: është shpresa dhe siguria që vjen nga dashuria.» Po, Jehovai e bëri besëlidhjen me motive të pastra, duke dëshiruar me gjithë zemër që populli i tij t’ia dilte mbanë me sukses. Me gjithë mangësitë e tyre të dukshme, ai shfaqi besim tek ata. Ç’gjë e mrekullueshme është të adhurosh një Perëndi që shfaq një besim të tillë tek adhuruesit e tij! Sot, pleqtë bëjnë shumë për t’i forcuar ata që u janë besuar kur shfaqin një siguri të tillë në mirësinë e brendshme të popullit të Perëndisë.​—2 Selanikasve 3:4; Hebrenjve 6:9, 10.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo