THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ISAIA 63-66
Qiejt e rinj dhe toka e re do të sjellin gëzim të madh
Premtimi i Perëndisë për rivendosjen, i regjistruar tek Isaia kapitulli 65, është kaq i sigurt sa Jehovai flet për të sikur të kishte ndodhur.
Jehovai krijon qiej të rinj dhe një tokë të re, ku gjërat e mëparshme nuk vijnë më në mendje
Çfarë janë qiejt e rinj?
Një qeveri e re që do të sjellë drejtësi në tokë
Ajo u vendos më 1914, kur Krishti u kurorëzua Mbret i Mbretërisë së Perëndisë
Çfarë është toka e re?
Një shoqëri njerëzore nga të gjitha kombet, gjuhët dhe racat që i nënshtrohet me gëzim qeverisë së re qiellore
Në ç’mënyrë gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje?
Shkaqet që sjellin kujtime të mundimshme, pra vuajtjet fizike, mendore dhe emocionale, nuk do të ekzistojnë më
Njerëzit besnikë do ta gëzojnë plotësisht jetën dhe çdo ditë do t’u falë kujtime të bukura