BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mjerë rebelët!
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 1. Çfarë gabimi të tmerrshëm bëri Jeroboami?

      KUR populli që kishte bërë një besëlidhje me Jehovain u nda në dy mbretëri, mbretëria veriore prej dhjetë fisesh u vendos nën sundimin e Jeroboamit. Mbreti i ri ishte një sundues i aftë dhe energjik. Por atij i mungonte besimi i vërtetë te Jehovai. Për shkak të kësaj ai bëri një gabim të tmerrshëm që ndikoi negativisht mbi gjithë historinë e mbretërisë veriore. Ligji i Moisiut i urdhëronte izraelitët të shkonin tri herë në vit në tempull në Jerusalem, i cili tani gjendej në mbretërinë jugore të Judës. (Ligji i përtërirë 16:16) Nga frika se mos këto udhëtime të rregullta i bënin nënshtetasit e tij të mendonin për ribashkimin me vëllezërit e tyre jugorë, Jeroboami «bëri dy viça prej ari dhe i tha popullit: ‘Është shumë për ju të shkoni deri në Jerusalem! O Izrael, ja ku janë perënditë e tua [Perëndia yt, BR] që të kanë nxjerrë nga vendi i Egjiptit!’ Pastaj vendosi njërin prej tyre në Bethel dhe tjetrin në Dan». —1 Mbretërve 12:28, 29, Dio.

      2, 3. Çfarë efektesh pati mbi Izraelin gabimi i Jeroboamit?

      2 Aty për aty, u duk se plani i Jeroboamit funksionoi. Populli gradualisht pushoi së shkuari në Jerusalem dhe filloi të adhuronte para dy viçave. (1 Mbretërve 12:30) Por kjo praktikë fetare apostate e korruptoi mbretërinë prej dhjetë fisesh. Në vitet që pasuan, madje edhe Jehu, i cili kishte treguar një zell tepër të lavdërueshëm për heqjen e adhurimit të Baalit nga Izraeli, vazhdoi t’u përkulej viçave të artë. (2 Mbretërve 10:28, 29) Çfarë pasoje tjetër solli vendimi i gabuar tragjik i Jeroboamit? Paqëndrueshmëri politike dhe vuajtje për popullin.

      3 Meqenëse Jeroboami ishte bërë apostat, Jehovai tha se fara e tij nuk do të sundonte në vend dhe se më në fund mbretëria veriore do të përjetonte një katastrofë të tmerrshme. (1 Mbretërve 14:14, 15) Fjalët e Jehovait dolën të vërteta. Shtatë prej mbretërve të Izraelit sunduan secili nga dy vjet ose më pak, disa madje vetëm disa ditë. Një mbret kreu vetëvrasje dhe gjashtë u vranë nga burra ambiciozë që uzurpuan fronin. Sidomos pas sundimit të Jeroboamit II, sundim ky që mbaroi rreth vitit 804 p.e.s. ndërkohë që në Judë mbretëronte Uziahu, Izraeli u godit nga trazirat, dhuna dhe vrasjet. Është kjo situata në lidhje me të cilën Jehovai nëpërmjet Isaisë i dërgon një paralajmërim të drejtpërdrejtë ose një «fjalë» mbretërisë veriore. «Jehovai dërgoi një fjalë kundër Jakobit dhe ajo ra mbi Izraelin.»—Isaia 9:8.a

  • Mjerë rebelët!
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • a Isaia 9:8–10:4 përbëhet nga 4 strofa (pjesë të një fragmenti ritmik), çdonjëra prej të cilave përfundon me refrenin ogurzi: «Duke pasur parasysh këtë, zemërimi i tij nuk është kthyer mbrapsht, por dora e tij është ende e shtrirë.» (Isaia 9:12, 17, 21; 10:4) Kjo figurë letrare ka një efekt. Ajo bën që Isaia 9:8–10:4 të merren si një «fjalë» e vetme e përbërë. (Isaia 9:8) Vini re, gjithashtu, që ‘dora e Jehovait është ende e shtrirë’, jo për të ofruar pajtimin, por për të gjykuar.—Isaia 9:13.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo