-
Jehovai poshtëron kryelartëtProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
7 «Dita që i përket Jehovait të ushtrive» po vjen. Ajo do të jetë një kohë kur Perëndia do të shprehë zemërimin e tij «mbi të gjithë cedrat e Libanit që janë të lartë e të lartësuar e mbi të gjitha pemët masive të Bashanit; dhe mbi të gjitha malet e larta e mbi të gjitha kodrat që janë lartësuar; dhe mbi çdo kullë të lartë e mbi çdo mur të fortifikuar; dhe mbi të gjitha anijet e Tarshishit e mbi të gjitha barkat e dëshirueshme». (Isaia 2:12-16) Po, në ditën e zemërimit të Jehovait, vëmendja e tij do të drejtohet ndaj çdo organizate që ka ngritur njeriu si simbol të fodullëkut të tij dhe ndaj çdo njeriu të paperëndishëm. Si rezultat, «fodullëku i njeriut tokësor duhet të përkulet dhe kryelartësia e njerëzve duhet të ulet, dhe vetëm Jehovai duhet të lartësohet në atë ditë».—Isaia 2:17.
8. Si vjen dita e parathënë e gjykimit mbi Jerusalem në vitin 607 p.e.s.?
8 Dita e parathënë e gjykimit vjen mbi judenjtë në vitin 607 p.e.s., kur mbreti babilonas, Nabukodonosori, shkatërron Jerusalemin. Banorët shohin qytetin e tyre të dashur të përpirë nga flakët, ndërtesat që ishin krenaria e tij, të shkatërruara, dhe murin e tij madhështor të shembur. Tempulli i Jehovait është katandisur në një gërmadhë. As pasuritë e tyre dhe as karrocat e tyre nuk kanë asnjë vlerë në ‘ditën që i përket Jehovait të ushtrive’. Ç’të themi për idhujt e tyre? Atyre u ndodh pikërisht ashtu siç parathotë Isaia: «Vetë perënditë pa vlerë do të zhduken krejtësisht.» (Isaia 2:18) Judenjtë, duke përfshirë edhe princat dhe njerëzit e fuqishëm, çohen në mërgim në Babiloni. Jerusalemi mbetet i shkretë për 70 vjet.
-
-
Jehovai poshtëron kryelartëtProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
«Dita e Jehovait» është afër
10. Cilës ‘ditë të Jehovait’ i referohen apostujt Pavël dhe Pjetër?
10 Shkrimet flasin për një ‘ditë të Jehovait’, e cila do të jetë shumë më domethënëse sesa dita e gjykimit që erdhi mbi Jerusalemin dhe Judën e lashtë. Apostulli Pavël, nën frymëzim, e lidhi ‘ditën e Jehovait’ me praninë e mbretit të hipur në fron, Jezu Krishtit. (2 Selanikasve 2:1, 2) Pjetri foli për atë ditë, duke e lidhur me krijimin e ‘qiejve të rinj e të një toke të re në të cilat ka për të banuar drejtësia’. (2 Pjetrit 3:10-13) Ajo është dita, në të cilën Jehovai do të ekzekutojë gjykimin e tij mbi gjithë sistemin e lig të gjërave, duke përfshirë të ashtuquajturin krishterim.
11. (a) Cilët do të ‘durojnë’ në ‘ditën e Jehovait’ që po afron? (b) Si mund ta bëjmë Jehovain strehën tonë?
11 «Mjerë ajo ditë,—thotë profeti Joel.—Sepse dita e Zotit [Jehovait, BR] është e afërt; po, do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi.» Duke parë se sa afër është «dita», a nuk duhet të shqetësohet secili prej nesh për sigurinë e tij gjatë asaj kohe të frikshme? «Kush mund ta durojë [atë]?»—pyet Joeli. Pastaj përgjigjet: «Zoti do të jetë një strehë për popullin e tij.» (Joeli 1:15; 2:11; 3:16, Dio) A do të jetë Jehovai një strehë për ata që kanë një qëndrim prej fodulli dhe që e mbështetin sigurinë e tyre te pasuria, te fuqia ushtarake dhe te perënditë e bëra nga njeriu? E pamundur! Perëndia braktisi, madje, edhe popullin e tij të zgjedhur kur ata vepruan në këtë mënyrë. Sa jetësore është, pra, që të gjithë shërbëtorët e Perëndisë ‘të kërkojnë drejtësinë, të kërkojnë përulësinë’ dhe të shqyrtojnë me kujdes se çfarë vendi zë adhurimi i Jehovait në jetën e tyre!—Sofonia 2:2, 3, Dio.
-