BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/1 f. 29-31
  • «Të themi drejt fjalën e së vërtetës»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Të themi drejt fjalën e së vërtetës»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Duke shpërndarë Qumështin e Fjalës së Perëndisë
  • Të përdorim ushqimin e fortë të Fjalës së Perëndisë
  • Ujë që freskon dhe pastron
  • Përdore Fjalën e Perëndisë si një pasqyrë
  • Fjala e Perëndisë si një shpatë
  • A ushqehesh mirë frymësisht?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • «Le të jetë i dukshëm përparimi yt»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • ‘Ta përdorim drejt Fjalën e Perëndisë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Të përdorim me mjeshtëri «shpatën e frymës»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/1 f. 29-31

«Të themi drejt fjalën e së vërtetës»

FJALA e Perëndisë është një pus parimesh që janë jetësore për një jetë të suksesshme. Ajo mund ta ndihmojë një shërbëtor të mësojë, të qortojë dhe të korrigjojë. (2. Timoteut 3:16, 17) Por, për të përfituar plotësisht nga kjo udhëheqje frymore që na është siguruar, duhet të ndjekim këshillën e apostullit Pavël dhënë Timoteut: «Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.»​—2. Timoteut 2:15.

Fjala e Perëndisë krahasohet ndërmjet të tjerave si qumësht ushqyes, ushqim i fortë, ujë freskues dhe pastrues, një pasqyrë dhe një shpatë e mprehtë. Duke kuptuar atë që nënkuptojnë këto terma, një shërbëtor ndihmohet që ta përdorë Biblën me shkathtësi.

Duke shpërndarë Qumështin e Fjalës së Perëndisë

Qumështi është ushqimi për të cilin kanë nevojë foshnjet e porsalindura. Ndërsa foshnja rritet, në dozën e tij futet ushqim i fortë, por si fillim ajo mund të pijë vetëm qumësht. Në shumë drejtime, ata që dinë pak rreth Fjalës së Perëndisë janë ngjashëm foshnjeve. Nëse një person ka filluar të interesohet nga pak kohë për Fjalën e Perëndisë apo është njohur me të për disa kohë, nëse nuk ka veçse një njohuri fillestare mbi atë që thotë Bibla, është një foshnje frymore dhe ka nevojë të pijë gradualisht «qumështin» ushqyes frymor. Ai nuk është akoma në gjendje të përtypë «ushqime të forta», gjërat e thella të Fjalës së Perëndisë.​—Hebrenjve 5:12.

Kjo ishte situata në kongregacionin e sapoformuar të Korintit, kur Pavli u shkroi atyre: «Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit.» (1. Korintasve 3:2) Korintasit duhej të mësonin së pari «njohuritë e para të orakujve të Perëndisë». (Hebrenjve 5:12) Në atë fazë të zhvillimit të tyre, ata nuk do të mund të përtypnin «të thellat e Perëndisë».​—1. Korintasve 2:10.

Ashtu si Pavli, shërbëtorët e krishterë sot, tregojnë interesin e tyre për foshnjet frymore duke u dhënë atyre «qumësht», pra, duke i ndihmuar ato që të vënë themele të qëndrueshme mbi bazën e doktrinës së krishterë. Ata i inkurajojnë këta persona të rinj apo të papjekur ‘të dëshirojnë fort qumështin e pastër të fjalës’. (1. Pjetrit 2:2) Apostulli Pavël tregoi se e kuptonte kujdesin e specializuar për të cilin kishin nevojë personat e rinj, kur shkroi: «Kushdo që ushqehet me qumësht nuk ka përvojën e fjalës së drejtësisë, sepse është foshnjë.» (Hebrenjve 5:13) Nga shërbëtorët e Perëndisë kërkohet durim, vëmendje, kuptueshmëri dhe butësi ndërsa ndajnë qumështin e pastër të Fjalës me personat e rinj dhe pa përvojë përmes studimeve biblike në shtëpi dhe në kongregacion.

Të përdorim ushqimin e fortë të Fjalës së Perëndisë

Që të rritet deri në shpëtim, një i krishterë ka nevojë për më shumë se vetëm «qumësht». Pasi të vërtetat fillestare të Biblës janë pranuar dhe kuptuar në mënyrë të qartë, ai është gati të marrë ‘ushqimin e fortë që është për të rriturit’. (Hebrenjve 5:14) Si mund ta bëjë këtë? Kryesisht, përmes një programi të rregullt studimi personal dhe shoqërimit në mbledhjet e krishtera. Këto zakone të mira do ta ndihmojnë të bëhet një i krishterë i fortë frymësisht, i pjekur dhe i efektshëm në shërbim. (2. Pjetrit 1:8) Nuk duhet të harrojmë se përveç njohurisë, kryerja e vullnetit të Jehovait konsiderohet, gjithashtu, si ushqim frymor.​—Gjoni 4:34.

Sot, «skllavi besnik e i matur» është caktuar për të furnizuar shërbëtorët e Perëndisë me ushqim në kohën e duhur dhe i ndihmon ata të kuptojnë ‘diturinë e shumëllojshme të Perëndisë’. Me anë të frymës së tij, Jehovai zbulon të vërtetat e thella biblike përmes këtij skllavi besnik, i cili boton besnikërisht ushqim frymor «në kohën e duhur». (Mateu 24:45-47; Efesianëve 3:10, 11; krahaso Zbulesën 1:1, 2) Çdo individ i krishterë është përgjegjës për të përdorur plotësisht këto furnizime të botuara​—Zbulesa 1:3.

Sigurisht, disa gjëra në Bibël janë «të vështira për t’u kuptuar», madje edhe për të krishterët e pjekur. (2. Pjetrit 3:16) Ekzistojnë shprehje jo shumë të qarta, profeci dhe ilustrime që kërkojnë shumë studim dhe meditim. Prandaj, studimi pesonal kërkon të gërmohet në Fjalën e Perëndisë. (Proverbat 1:5, 6; 2:1-5) Veçanërisht pleqtë kanë përgjegjësi në lidhje me këtë kur mësojnë kongregacionin. Nëse drejtojnë studimin e librit të kongregacionit apo studimin e Kullës së Rojës, mbajnë fjalime publike, apo shërbejnë në ndonjë caktim tjetër që ka të bëjë me të mësuarin, pleqtë duhet të njihen tërësisht me materialin e tyre dhe të jenë të gatshëm për t’i kushtuar vëmendje «artit të tyre të të mësuarit», ndërsa i përçojnë ushqim të fortë frymor kongregacionit.​—2. Timoteut 4:2, BR.

Ujë që freskon dhe pastron

Jezui i tha gruas samaritane tek pusi se do t’i jepte diçka për të pirë që do të bëhej në të «një burim uji që gufon në jetë të përjetshme». (Gjoni 4:13, 14; 17:3) Ky ujë jetëdhënës përfshin të gjitha furnizimet e Perëndisë për të fituar jetën e përjetshme përmes Qengjit të Perëndisë dhe këto furnizime janë shpjeguar në Bibël. Si individë të etur për këtë «ujë», ne pranojmë ftesën e dhënë nga fryma dhe nusja e Krishtit për «të marrë si dhuratë ujin e jetës». (Zbulesa 22:17) Pirja e këtij uji mund të nënkuptojë jetë të përjetshme.

Më tej, Bibla vendos standarde morale dhe frymore për të krishterët e vërtetë. Ndërsa i aplikojmë këto standarde të vëna hyjnore, ne pastrohemi nga Fjala e Jehovait, ‘lahemi’ nga të gjitha praktikat që Perëndia Jehova urren. (1. Korintasve 6:9-11) Për këtë arsye, e vërteta që përmbahet në Fjalën e frymëzuar quhet ‘larje e ujit’. (Efesianëve 5:26) Nëse nuk e lejojmë të vërtetën e Perëndisë të na pastrojë në këtë mënyrë, adhurimi ynë nuk do të pranohet prej tij.

Në mënyrë interesante, pleqtë që ‘thonë drejtë fjalën e së vërtetës’ krahasohen gjithashtu me ujin. Isaia tha se ata janë «si rrëke uji në një vend të thatë». (Isaia 32:1, 2) Pleqtë e dashur e plotësojnë këtë përshkrim kur vizitojnë vëllezërit e tyre si barinj frymorë, duke përdorur Fjalën freskuese të Perëndisë për të dhënë ndërtim, ngushëllim, informata frymore që forcojnë dhe fortifikojnë.​—Krahaso Mateu 11:28, 29.a

Anëtarët e kongregacionit i presin me padurim vizitat e pleqve. «Unë e di se sa qetësues mund të jenë pleqtë dhe jam kaq i lumtur që Jehovai ka bërë këtë furnizim»,—thotë Bani. Linda, një nënë e pamartuar shkruan: «Duke më inkurajuar me Shkrime, pleqtë më ndihmuan t’ia dal mbanë. Ata dëgjuan dhe treguan dhembshuri.» Maikëll thotë: «Ata më bënë të ndihem pjesë e një organizate që kujdeset.» «Vizitat e pleqve më ndihmuan të kaloja periudhat e një depresioni të fortë»,—thotë një tjetër. Një vizitë ndërtuese në aspektin frymor nga një plak, është si një pije e ftohtë dhe freskuese. Personat ngjashëm deleve ngushëllohen, ndërsa pleqtë e dashur i ndihmojnë të shohin se si lidhen parimet biblike me situatën e tyre.​—Romakëve 1:11, 12; Jakovit 5:14.

Përdore Fjalën e Perëndisë si një pasqyrë

Kur një individ merr ushqim të fortë, qëllimi nuk është vetëm të kënaqet me shijen. Në vend të kësaj, ai pret të marrë ushqimin që do ta ndihmojë të veprojë. Nëse është fëmijë, pret që ushqimi ta ndihmojë të rritet e të bëhet i madh. Ngjashëm është edhe me ushqimin frymor. Studimi personal i Biblës mund të jetë i gëzueshëm, por kjo nuk është arsyeja e vetme për ta bërë atë. Ushqimi frymor duhet të na ndryshojë. Ai na ndihmon të identifikojmë dhe prodhojmë frytet e frymës si dhe të veshim ‘personalitetin e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi’. (Kolosianëve 3:10; Galatasve 5:22-24) Ushqimi frymor na ndihmon gjithashtu të përparojmë drejt pjekurisë, duke na bërë edhe më të aftë për të zbatuar parimet biblike në lidhje me problemet tona dhe për të ndihmuar të tjerët që të përballojnë problemet e tyre.

Si mund ta dimë se Bibla po ushtron këtë ndikim mbi ne? Ne e përdorim Biblën si një pasqyrë. Jakovi tha: «Bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues . . . Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte. Ndërsa ai që do të shikojë me vëmendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.»​—Jakovi 1:22-25.

Ne ‘shikojmë’ në Fjalën e Perëndisë kur e shqyrtojmë atë nga afër dhe krahasojmë atë që jemi me atë që duhet të jemi sipas asaj që lexojmë në të. Duke vepruar kështu, do të bëhemi «bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues». Atëherë Bibla do të jetë duke ushtruar një ndikim të shkëlqyer mbi ne.

Fjala e Perëndisë si një shpatë

Së fundi, apostulli Pavël na ndihmon të shohim se si mund ta përdorim Fjalën e Perëndisë si një shpatë. Kur na paralajmëron kundër «principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore», na nxit të «marrim . . . shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë». (Efesianëve 6:12, 17) Fjala e Perëndisë është një armë e domosdoshme të cilën mund ta përdorim për të hedhur poshtë çdo ide që «ngrihet kundër njohjes së Perëndisë».​—2. Korintasve 10:3-5.

Pa diskutim, «fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese». (Hebrenjve 4:12) Jehovai flet me njerëzimin përmes faqeve të Fjalës së tij të frymëzuar. Përdore mirë atë për të mësuar të tjerët dhe për të demaskuar doktrinat e rreme. Shfrytëzoje atë për të inkurajuar, ndërtuar, freskuar, ngushëlluar, nxitur dhe forcuar frymësisht të tjerët. Urojmë që Jehovai ‘të të bëjë të aftë për çdo vepër të mirë që ta kryesh vullnetin e tij’, në mënyrë që gjithmonë të bësh atë «çka Atij i pëlqen».​—Hebrenjve 13:21, DSF.

[Shënimi]

a Shiko artikullin e Kullës së Rojës të titulluar «Ata i Kullosin Delet me Dhembshuri», 15 Shtator 1993, faqe 20-23 angl.

[Figura në faqen 31]

Pleq, inkurajoni të tjerët, «duke thënë drejt fjalën e së vërtetës»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo