BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • br2 f. 73-78
  • Jehovai i jep të lodhurit fuqi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai i jep të lodhurit fuqi
  • Broshura me artikujt e studimit—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Fuqia e lutjes
  • Ngrohtësia e vëllazërisë
  • Fuqia e Fjalës së Perëndisë
  • Pleq që janë «një mbrojtje nga era»
  • Isaia 40:31—«Ata që shpresojnë te Jehovai, do të rimarrin fuqi»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Mos u dorëzoni!
    Broshura me artikujt e studimit—1995
  • Jehovai i jep fuqi të lodhurit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • «Kërkoni Jehovain dhe forcën e tij»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Broshura me artikujt e studimit—1995
br2 f. 73-78

Jehovai i jep të lodhurit fuqi

«Ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.»​—ISAIA 40:31.

1, 2. Çfarë u jep Jehovai atyre që besojnë në të dhe çfarë do të shqyrtojmë tani?

SHQIPONJAT janë ndër zogjtë më të fuqishëm të qiejve. Mund të zbresin në distanca të mëdha pa i rrahur fare krahët. Me krahë, që mund të shtrihen deri mbi dy metra, «mbreti i zogjve», shqiponja e artë, është «një nga shqiponjat që të bën më shumë përshtypje; duke u ngritur mbi kodrat dhe fushat, ajo fluturon për orë të tëra mbi disa kreshta malesh, pastaj ngrihet në spirale deri në një pikë të errët në qiell».z—The Audubon Society Encyclopedia of North American Birds.

2 Me aftësitë fluturuese të shqiponjës në mendje, Isaia shkroi: «[Jehovai] i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen, por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.» (Isaia 40:29-31) Sa ngushëlluese është të dimë që Jehovai, u jep fuqi për të shkuar më tej atyre që besojnë në të, sikur të ishin të pajisur me krahët e palodhur të shqiponjës fluturuese! Shqyrto, tani, disa nga masat që ai ka marrë për t’i dhënë fuqi të lodhurit.

Fuqia e lutjes

3, 4. (a) Për çfarë i nxiti Jezui dishepujt e tij? (b) Çfarë mund të presim që të bëjë Jehovai në përgjigje të lutjeve tona?

3 Jezui i nxiti dishepujt e tij ‘të luteshin vazhdimisht pa u lodhur’. (Luka 18:1) A mund të na ndihmojë me të vërtetë hapja e zemrës sonë ndaj Jehovait, për të rifituar fuqi dhe për të shmangur dorëzimin, kur presionet e jetës duket se po na mbulojnë? Po, por ka disa gjëra që ne duhet të mbajmë në mendje.

4 Duhet të jemi realistë në atë që presim që Jehovai të bëjë në përgjigje të lutjeve tona. Një e krishterë, e cila kishte rënë në një depresion të thellë vërejti: «Si dhe me sëmundjet e tjera, Jehovai nuk kryen mrekulli edhe në këtë rast. Por ai na ndihmon të përballojmë dhe të shërohemi deri në atë masë që ne mundemi në këtë sistem.» Duke shpjeguar se përse lutjet e saj sollën një ndryshim, ajo shtoi: «Unë kisha 24 orë mundësi në ditë për të kërkuar frymën e shenjtë të Jehovait.» Kështu, Jehovai nuk na mbron nga presionet e jetës që mund të na rëndojnë, por ai «do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë»! (Luka 11:13; Psalmi 88:1-3) Kjo frymë mund të na bëjë të aftë për të përballuar çfarëdo vështirësie dhe presioni që mund të ndeshim. (1. Korintasve 10:13) Nëse është e nevojshme, ajo mund të na mbushë me ‘fuqi përtej asaj që është normale’ për të duruar, derisa Mbretëria e Perëndisë të zhdukë të gjitha problemet shqetësuese në botën e re që është kaq afër.​—2. Korintasve 4:7.

5. (a) Cilat janë dy gjërat jetësore që lutjet tona të jenë të efektshme? (b) Si mund të lutemi nëse jemi duke luftuar me një dobësi të mishit? (c) Çfarë do t’i tregojë Jehovait lutja jonë këmbëngulëse dhe specifike?

5 Që lutjet tona të jenë të efektshme, ne duhet të këmbëngulim dhe të jemi specifikë. (Romakëve 12:12) Për shembull, nëse lodhesh herë pas here për shkak se je duke luftuar me një dobësi të mishit, në fillim të çdo dite, bëji një kërkesë Jehovait që të të ndihmojë të shmangësh rënien në këtë dobësi të veçantë gjatë ditës. Në të njëjtën mënyrë, lutu gjatë ditës dhe para se të shkosh të flesh, çdo natë. Nëse ke një rënie, kërkoji Jehovait falje, por gjithashtu, bisedo me të mbi çfarë të çoi në përsëritjen e vesit dhe mbi çfarë mund të bësh për të shmangur ato rrethana në të ardhmen. Një këmbëngulje e tillë dhe lutjet specifike, do t’i tregojnë «Dëgjuesit të lutjes», sinqeritetin e dëshirës tënde për të fituar betejën.​—Psalmi 65:2, BR; Luka 11:5-13.

6. Pse mund të presim me të drejtë që Jehovai të dëgjojë lutjet tona, madje edhe kur mund të ndihemi të pavlerë të lutemi?

6 Sidoqoftë, ndonjëherë, ata që janë lodhur jashtë mase, mund të ndihen të pavlerë të luten. Një grua e krishterë, e cila ishte ndier në të njëjtën mënyrë më vonë, vërejti: «Është shumë e rrezikshme të mendosh kështu, sepse kjo do të thotë se ne kemi marrë përsipër për të gjykuar vetveten, por gjykimi nuk na takon ne.» Me të vërtetë, «vetë Perëndia është gjykatësi». (Psalmi 50:6) Bibla na siguron se edhe «po të na dënojë zemra jonë, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë». (1. Gjonit 3:20) Sa ngushëlluese është të dimë që kur ne mund të gjykojmë veten tonë si të pavlerë për t’u lutur, Jehovai mund të mos mendojë në të njëjtën mënyrë ndaj nesh! Ai «njeh çdo gjë» mbi ne, duke përfshirë edhe rrethanat në jetën tonë që mund të na kenë shkaktuar të ndihemi kaq të pavlerë. (Psalmi 103:10-14) Mëshira dhe kuptueshmëria e thellë e tij, e shtyjnë atë të dëgjojë lutjet nga ‘zemra e thyer dhe e penduar’. (Psalmi 51:17) Si mund të refuzojë ai të dëgjojë thirrjet tona për ndihmë, kur ai vetë e dënon atë «që e mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit»?​—Proverbat 21:13.

Ngrohtësia e vëllazërisë

7. (a) Cila është një masë tjetër që Jehovai ka marrë për të na ndihmuar të rifitojmë fuqi? (b) Njohja e çfarë gjëje në lidhje me vëllazërinë mund të jetë forcuese për ne?

7 Një masë tjetër që Jehovai ka marrë për të na ndihmuar të rifitojmë fuqi është vëllazëria jonë e krishterë. Ç’privilegj i çmuar është të jemi pjesë e një familjeje mbarëbotërore vëllezërish dhe motrash! (1. Pjetrit 2:17) Kur presionet e jetës rëndojnë mbi ne, ngrohtësia e vëllazërisë sonë mund të na ndihmojë të rifitojmë fuqi. Si ka mundësi? Njohja e faktit që nuk jemi vetëm në përballimin e sfidave të vështira mund të jetë forcues në vetvete. Midis vëllezërve dhe motrave tona padyshim që disa kanë përballuar presione ose vështirësi të ngjashme dhe kanë provuar ndjenja shumë të ngjashme me tonat. (1. Pjetrit 5:9) Është qetësuese të dish që ajo që ne po provojmë nuk është e pazakontë dhe që ndjenjat tona nuk janë të veçanta.

8. (a) Cilët shembuj tregojnë se si mund të gjejmë ndihmën dhe ngushëllimin e shumëkërkuar në vëllazërinë tonë? (b) Në ç’mënyrë jeni ndihmuar ose ngushëlluar personalisht nga «një shok i vërtetë»?

8 Në ngrohtësinë e vëllazërisë ne mund të gjejmë ‘shokë të vërtetë’, të cilët, kur ne jemi në shqetësim, mund të sigurojnë shumë ndihmë të nevojshme dhe ngushëllim. (Proverbat 17:17) Shpesh, e gjithë kjo përfshin vetëm disa fjalë të mira ose veprime të matura. Një e krishterë, e cila luftoi me ndjenjat e pavlefshmërisë kujton: «Kishte miq të cilët më mbushën me mendime pozitive mbi veten time, për të më ndihmuar të kapërceja mendimet negative që kisha.» (Proverbat 15:23) Pas vdekjes së vajzës së saj të re, një motër e shihte të vështirë në fillim të këndonte këngët e Mbretërisë në mbledhjet e kongregacionit, veçanërisht këngë që përmendnin ringjalljen. «Një herë,​—sjell ndër mend ajo,—​një motër, e cila ishte ulur në rreshtin përballë më pa duke qarë. Ajo erdhi drejt meje, më hodhi krahun dhe këndoi pjesën tjetër të këngës me mua. U ndjeva kaq e mbushur me dashuri për vëllezërit dhe motrat dhe kaq e lumtur që kisha ardhur në mbledhje, duke e kuptuar se atje ndodhej ndihma jonë, atje në Sallën e Mbretërisë.»

9, 10. (a) Si mund të kontribuojmë për ngrohtësinë e vëllazërisë sonë? (b) Kush, në mënyrë të veçantë, ka nevojë për shoqëri të shëndoshë? (c) Çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar ata që kanë nevojë për inkurajim?

9 Padyshim, secili prej nesh ka një përgjegjësi për të kontribuar për ngrohtësinë e vëllazërisë së krishterë. Kështu, zemrat tona duhet ‘të zgjerohen’ për t’i përfshirë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona. (2. Korintasve 6:13) Sa e trishtueshme do të ishte për ata që janë të tejmunduar, të ndienin që dashuria e vëllazërisë është ftohur ndaj tyre! Ende, disa të krishterë raportojnë se ndihen të vetmuar dhe të lënë mënjanë. Një motër, burri i së cilës i kundërvihej së vërtetës, tha: «Kush është ai që nuk dëshiron dhe nuk ka nevojë për miqësi ndërtuese, për inkurajim dhe për shoqëri të dashur? Ju lutem, kujtojini vëllezërit dhe motrat tona që kemi nevojë për ta!» Po, në mënyrë të veçantë ata, rrethanat e të cilëve në jetë i kanë bërë të rrëzohen, ata me bashkëshortë jobesimtarë, prindërit e vetëm, ata me probleme kronike shëndeti, të moshuarit dhe të tjerë, kanë nevojë për shoqëri të shëndetshme. A ka nevojë ndonjëri prej nesh të kujtohet për këtë?

10 Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar? Le të zgjerohemi në shprehjen e dashurisë sonë. Kur e zgjerojmë mikpritjen, le të mos harrojmë ata që kanë nevojë për inkurajim. (Luka 14:12-14; Hebrenjve 13:2) Në vend që të arrijnë në përfundimin se rrethanat e tyre i ndalojnë të pranojnë, pse të mos i ftojmë sido që të jetë? Le t’ua lëmë atyre pastaj të vendosin. Edhe nëse nuk mund të pranojnë, ata padyshim do të ndihen të inkurajuar të dinë se të tjerët mendojnë për ta. Kjo mund të jetë pikërisht ajo që u nevojitet për të rifituar fuqi.

11. Në ç’mënyra mund të kenë nevojë për ndihmë ata që janë të munduar?

11 Ata që janë të dërrmuar, mund të kenë nevojë për ndihmë në mënyra të tjera. Një nënë e vetme, për shembull, mund të ketë nevojë për një vëlla të pjekur që të tregojë interes ndaj djalit të saj pa baba. (Jakovi 1:27) Një vëlla ose një motër me një problem serioz shëndeti mund të ketë nevojë për ndonjë ndihmë në bërjen e pazarit ose në punët e shtëpisë. Një i moshuar mund të dëshirojë pak shoqëri ose mund të ketë nevojë për ndonjë ndihmë për t’ia dalë në shërbimin në fushë. Kur ka nevojë të vazhdueshme për një ndihmë të tillë, kjo përbën me të vërtetë një ‘sprovë të sinqeritetit të dashurisë sonë’. (2. Korintasve 8:8) Në vend që të largohemi nga nevojtarët për shkak të kohës dhe të përpjekjeve që kërkohen, ne mund të kalojmë provën e dashurisë së krishterë, duke qenë të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm ndaj nevojave të të tjerëve.

Fuqia e Fjalës së Perëndisë

12. Si na ndihmon Fjala e Perëndisë për të rifituar fuqi?

12 Një person që ndërpret ngrënien, shpejt do të humbasë fuqinë ose forcën. Në pajtim me këtë, një mënyrë tjetër që Jehovai na jep fuqi të vazhdojmë përpara, është duke parë nëse jemi të ushqyer mirë frymësisht. (Isaia 65:13, 14) Çfarë ushqimi frymor ka siguruar ai? Mbi të gjitha, Fjalën e tij, Biblën. (Mateu 4:4; krahaso Hebrenjve 4:12.) Si mund të na ndihmojë ajo që të rifitojmë fuqi? Kur presionet dhe problemet që përballojmë fillojnë të dobësojnë fuqinë tonë, ne mund të marrim forcë nga leximi mbi ndjenjat dhe betejat reale të jetës së burrave dhe të grave besnike në kohët biblike. Edhe pse ishin shembuj të jashtëzakonshëm të integritetit, ata ishin njerëz «me të njëjtat pasione si tonat». (Jakovit 5:17; Veprat 14:15) Ata përballuan prova dhe presione të ngjashme me tonat. Shqyrto disa shembuj.

13. Cilët shembuj nga Shkrimet tregojnë se burra dhe gra besnike në kohët biblike kishin ndjenja dhe përvoja shumë të ngjashme me tonat?

13 Patriarku Abraham u hidhërua thellësisht për vdekjen e gruas së tij, megjithëse kishte besim në ringjallje. (Zanafilla 23:2; krahaso Hebrenjve 11:8-10, 17-19.) Davidi i penduar e ndjeu se mëkatet e tij e kishin bërë atë të pavlerë për t’i shërbyer Jehovait. (Psalmi 51:11) Moisiu kishte ndjenja të pazotësisë. (Të Dalët 4:10) Epafroditi u dëshpërua, kur u bë e njohur se një sëmundje serioze e kufizonte aktivitetin e tij në «veprën e Zotit». (Filipianëve 2:25-30) Pavli duhej të luftonte kundër mishit mëkatar. (Romakëve 7:21-25) Evodia dhe Sintikia, dy motra të mirosura në kongregacionin e Filipisë, me sa duket kishin ndonjë vështirësi të shkonin mirë me njëra-tjetrën. (Filipianët 1:1; 4:2, 3) Sa inkurajuese është të dimë se këta besnikë kishin ndjenja dhe përvoja si tonat, megjithatë ata nuk u dorëzuan! As Jehovai nuk i braktisi ata.

14. (a) Çfarë mjeti ka përdorur Jehovai për të na ndihmuar të marrim forcë nga Fjala e tij? (b) Pse revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! kanë mbartur artikuj mbi temat shoqërore, familjare dhe emocionale?

14 Për të na ndihmuar të marrim forcë nga Fjala e tij, Jehovai përdor skllavin besnik dhe të matur për të na siguruar një bollëk të qëndrueshëm ‘ushqimi në kohën e duhur’. (Mateu 24:45) Skllavi besnik ka përdorur për një kohë të gjatë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! për të mbrojtur të vërtetat e Biblës dhe për të shpallur Mbretërinë e Perëndisë si shpresën e vetme të njerëzimit. Në mënyrë të veçantë në dekadat e fundit, këto revista kanë pasur artikuj të përshtatshëm të bazuar në Shkrime mbi sfidat shoqërore, familjare dhe emocionale që edhe disa nga njerëzit e Perëndisë hasin. Për çfarë qëllimi është botuar ky informacion? Sigurisht për të ndihmuar ata që po provojnë këto sfida të marrin forcë dhe inkurajim prej Fjalës së Perëndisë. Por artikuj të tillë, gjithashtu, na ndihmojnë të gjithëve ne për të pasur një kuptim më të qartë mbi atë që mund të përjetojnë disa nga vëllezërit dhe motrat tona. Kështu, ne jemi të pajisur më mirë për t’i kushtuar vëmendje fjalëve të Pavlit: «Të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.»​—1. Selanikasve 5:14.

Pleq që janë «një mbrojtje nga era»

15. Çfarë profetizoi Isaia në lidhje me ata që shërbejnë si pleq dhe çfarë përgjegjësish vë kjo mbi ta?

15 Jehovai ka siguruar diçka tjetër për të na ndihmuar kur jemi të tejlodhur: pleqtë e kongregacionit. Për këta profeti Isaia shkroi: «Secili prej tyre do të jetë si një mbrojtje nga era dhe një strehë kundër uraganit, si rrëke uji në një vend të thatë, si hija e një shkëmbi të madh në një tokë të zhuritur.» (Isaia 32:1, 2) Pleqtë atëherë, kanë një përgjegjësi për të qenë në lartësinë e asaj që Jehovai ka parathënë për ta. Ata «duhet të provojnë se janë» burim ngushëllimi dhe freskimi për të tjerët dhe se janë të gatshëm për të «mbajtur barrën [ose «gjërat që shqetësojnë»; fjalë për fjalë, «gjërat e rënda»] të njëri-tjetrit». (Galatasve 6:2, BR referimi) Si mund ta bëjnë ata këtë?

16. Çfarë mund të bëjnë pleqtë për të ndihmuar dikë që ndihet i pavlerë për t’u lutur?

16 Siç u përmend edhe më parë, ndonjëherë një person, i cili i dërrmuar mund të ndihet i pavlerë të lutet. Çfarë mund të bëjnë pleqtë? Ata mund të luten me e për atë person. (Jakovi 5:14) Thjesht, duke i kërkuar Jehovait në prani të personit të dërrmuar, për ta ndihmuar atë të kuptojë se sa shumë ai ose ajo është e dashur për Jehovain dhe për të tjerët, do të jetë sigurisht ngushëlluese. Dëgjimi i lutjes së zjarrtë dhe të ndjerë nga zemra e një plaku mund të ndihmojë forcimin e besimit të një personi të vuajtur. Ai ose ajo mund të ndihmohet të arsyetojë se në qoftë se pleqtë besojnë se Jehovai do t’i përgjigjet lutjeve në dobi të tij, atëherë ai ose ajo mund të marrë pjesë në atë besim.

17. Pse pleqtë duhet të jenë dëgjues të dhembshur?

17 «Çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur»,—thotë Jakovi 1:19. Për të ndihmuar të lodhurit të rifitojnë fuqi, pleqtë duhet gjithashtu të jenë dëgjues të dhembshur. Në disa raste, pjesëtarët e kongregacionit mund të jenë duke luftuar me probleme ose presione që nuk mund të zgjidhen në këtë sistem të gjërave. Ajo çka u nevojitet atyre, atëherë, nuk është ndonjë zgjidhje për të «rregulluar» problemin e tyre, por thjesht biseda me një dëgjues të mirë, me dikë që nuk do t’u thotë atyre se si duhej të ndiheshin, por që do t’i dëgjojë pa qenë gjykues.​—Luka 6:37; Romakëve 14:13.

18, 19. (a) Si mund të jetë i ndihmuar një plak, duke qenë i shpejtë në të dëgjuar, për të shmangur bërjen më të rëndë të peshës së një të munduari? (b) Çfarë rezulton kur pleqtë tregojnë «të njëjtat ndjenja»?

18 Pleqtë, duke qenë të shpejtë për të dëgjuar, do të të ndihmojnë të shmangësh bërjen pa dashje të peshës së dikujt tjetër, më të rëndë. Për shembull, nëse një vëlla ose një motër ka munguar në disa mbledhje ose e ka ulur shërbimin në fushë, a ka ai ose ajo me të vërtetë nevojë për këshillë për të bërë më shumë në shërbim ose për të ardhur më rregullisht në mbledhje? Ndoshta. Por, a e njihni mirë gjithë situatën? A ka probleme në rritje të shëndetit? A kanë ndryshuar kohët e fundit përgjegjësitë familjare? A ka rrethana ose presione të tjera që e rëndojnë atë? Mos harro, personi mund të ndihet tashmë shumë fajtor për faktin që nuk është në gjendje të bëjë më shumë.

19 Si mund ta ndihmosh atëherë, vëllain ose motrën? Përpara se të nxjerrësh përfundimin dhe të ofrosh këshillën, dëgjo! (Proverbat 18:13) Me pyetje të mprehta ‘kupto’ ndjenjat nga zemra e personit. (Proverbat 20:5) Mos i shpërfill këto ndjenja, njihi ato! I munduari mund të ketë nevojë të sigurohet se Jehovai kujdeset për ne dhe e kupton se herë pas here rrethanat tona mund të na kufizojnë. (1. Pjetrit 5:7) Kur pleqtë tregojnë «të njëjtën ndjenjë», të munduarit do të ‘gjejnë freskim për shpirtrat e tyre’. (1. Pjetrit 3:8; Mateu 11:28-30) Kur ata gjejnë një freskim të tillë, nuk ka nevojë t’u themi të bëjnë më shumë; zemrat e tyre, në mënyrë të arsyeshme, do t’i shtyjnë ata të bëjnë çdo gjë që munden në shërbimin e Jehovait.​—Krahaso 2. Korintasve 8:12; 9:7.

20. Me fundin e këtij brezi të lig që është kaq afër, çfarë duhet të jemi të vendosur të bëjmë?

20 Vërtet, ne jemi duke jetuar në kohën më kritike të të gjithë historisë njerëzore. Presionet e të jetuarit në botën e Satanait janë në rritje, ndërsa hyjmë më thellë në kohën e fundit. Kujto, ashtu si një luan që del për gjah, Djalli pret që ne të mundohemi dhe të dorëzohemi, kështu që ai mund të përfitojë prej nesh, si mbi një pre të lehtë. Sa mirënjohës që mund jemi që Jehovai i jep të lodhurit fuqi! Mund të përfitojmë nga masat që ai ka marrë për të na dhënë fuqi për të shkuar përpara, sikur të na kishte pajisur me krahët e fuqishëm të një shqiponje fluturuese. Me fundin e këtij brezi të lig që po afrohet, tani nuk ka kohë për të ndalur vrapimin në garën tonë për çmimin: jetën e përhershme.​—Hebrenjve 12:1.

Si do të përgjigjeshe?

◻ Çfarë mund të presim që të bëjë Jehovai në përgjigje të lutjeve tona?

◻ Në cilat mënyra mund të marrim forcë nga vëllazëria jonë e krishterë?

◻ Si na ndihmon Fjala e Perëndisë të rifitojmë fuqi?

◻ Çfarë mund të bëjnë pleqtë për të ndihmuar të munduarit të rifitojnë fuqi?

[Figura në faqen 76]

Kur tregojmë mikpritje, të mos harrojmë ata që kanë nevojë për inkurajim

[Figura në faqen 77]

Pleqtë mund t’i kërkojnë Jehovait të ndihmojë të dëshpëruarin që të kuptojë se sa e duan

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo