BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Rakela
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Jeremia 31:15 thotë se Rakela qan për bijtë e saj që janë çuar në vendin e armikut, dhe se vajtimi i saj dëgjohet në Ramah (në veri të Jerusalemit, në territorin e Beniaminit). (Shih RAMAHU nr. 1.) Përderisa në kontekst përmendet disa herë fisi i Efraimit, pasardhësit e të cilit në mënyrë kolektive paraqesin shpesh mbretërinë veriore të Izraelit (Jr 31:6, 9, 18, 20), disa studiues mendojnë se kjo profeci ka lidhje me mërgimin në Asiri të banorëve të mbretërisë veriore. (2Mb 17:1-6; 18:9-11) Nga ana tjetër, ajo mund të lidhet qoftë me mërgimin e banorëve të Izraelit, qoftë të Judës (këta të fundit në Babiloni). Në rastin e parë, Rakela do të ishte një figurë shumë e përshtatshme, pasi ishte paraardhësja e Efraimit (nga Jozefi), fisi më i rëndësishëm i mbretërisë veriore. Në rastin e dytë, meqenëse Rakela nuk ishte vetëm nëna e Jozefit, por edhe e Beniaminit, fisit që bënte pjesë në mbretërinë jugore të Judës, ajo do të ishte një simbol i përshtatshëm i nënave të gjithë Izraelit, që tani dukej se kishin lindur fëmijë më kot. Megjithatë, premtimi ngushëllues i Jehovait ishte se të mërguarit ‘do të ktheheshin nga vendi i armikut’.​—Jr 31:16.

      Këtë varg e citoi Mateu në lidhje me vrasjen e pamëshirshme të foshnjave në Betlehem me urdhër të Herodit. (Mt 2:16-18) Përderisa varri i Rakelës ishte pak a shumë afër Betlehemit (edhe pse, me sa duket, jo në vendin që tregohet sipas traditës), figura e Rakelës që qan, ishte e përshtatshme për të shprehur pikëllimin e nënave për fëmijët e vrarë. Megjithatë, ky citim i profecisë së Jeremisë ishte edhe më i përshtatshëm nëse mbahet parasysh ngjashmëria e situatave. Izraelitët i ishin nënshtruar një fuqie të huaj. Bijtë e tyre ishin marrë përsëri, veçse këtë herë, «vendi i armikut» ku kishin shkuar, nuk ishte një vend i mirëfilltë si në rastin e parë. Ishte varri, vendi ku mbretëron ‘Vdekja’ (krahaso Ps 49:14; Zb 6:8), dhe vdekja quhet «armiku i fundit» që do të shkatërrohet. (Ro 5:14, 21; 1Ko 15:26) Kthimi nga ky «mërgim», pa dyshim, do të ishte nëpërmjet ringjalljes.

  • Ramahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Sipas disa studiuesve, ky grumbullim i judenjve në Ramah para se t’i çonin në mërgim (grumbullim në të cilin ndoshta disa nga ata i vranë) kishte lidhje me këto fjalë: «Në Ramah dëgjohet një zë, vajtime dhe të qara të hidhura. Është Rakela që qan bijtë e saj. Ajo nuk pranon të ngushëllohet për bijtë e vet, sepse ata nuk janë më.» (Jr 31:15) Rakela, gruaja e Jakobit, kishte qenë aq e dëshiruar për fëmijë, sa e quante veten ‘të vdekur’ pa ta. (Zn 30:1) Prandaj, në kuptimin e figurshëm, tani mund të thuhej se Rakela vajtonte për humbjen e judenjve të vdekur ose të marrë robër. Një mundësi tjetër është që, përderisa Rakela ishte e ëma e Beniaminit, fjalët e Jeremisë mund të tregojnë se ajo qante në veçanti për banorët e Ramahut, beniaminitët. Më tej, Jeremia shpjegoi se kishte një shpresë, sepse të mërguarit do të ktheheshin. (Jr 31:16) Veç kësaj, te Mateu 2:18, fjalët profetike të Jeremisë 31:15 citohen në lidhje me rastin kur Herodi vrau mizorisht fëmijët e vegjël të Betlehemit.​—Shih RAKELA.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo