BELTESHAZARI
[nga gjuha akadiane që do të thotë «mbro jetën e mbretit»].
Emri babilonas që iu vu Danielit pasi e çuan në mërgim në vitin 617 p.e.s., por nuk duhet ngatërruar me emrin Belshazar. (Dn 1:7) Me sa duket është një formë e shkurtuar e një përgjërimi drejtuar Belit, prandaj Nabukodonosori tha se ishte zgjedhur ‘sipas emrit të perëndisë së tij’. (Dn 4:8; 5:12) Sigurisht, synimi ishte që Danieli të asimilohej nga kultura babilonase dhe të largohej nga adhurimi i Jehovait. Prapëseprapë, babilonasit vazhduan ta thërritnin edhe me emrin e tij, Daniel.—Dn 4:18, 19; 5:12, 13; shih DANIELI nr. 2.