-
Katër fjalë që ndryshuan botënKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
6 Megjithatë, Belshazari kishte ndër mend një akt edhe më të paturp. «Mbreti dhe të mëdhenjtë e tij, konkubinat e tij dhe gratë e tij dytësore . . . pinë verë dhe lavdëruan perënditë prej ari dhe argjendi, prej bakri, hekuri, druri dhe guri.» (Danieli 5:3, 4) Kështu, Belshazari kishte si qëllim të lartësonte perënditë e tij të rremë mbi Jehovain! Duket se ky qëndrim ishte tipik mes babilonasve. Ata i përçmonin robërit e tyre judenj, duke u tallur me adhurimin e tyre dhe duke mos u dhënë asnjë shpresë për t’u kthyer në mëmëdheun e tyre të dashur. (Psalmi 137:1-3; Isaia 14:16, 17) Ndoshta ky monark i dehur mendonte se poshtërimi i këtyre të mërguarve dhe fyerja e Perëndisë së tyre do t’u bënin shumë përshtypje grave të tij dhe zyrtarëve, duke bërë kështu që të dukej i fortë.a Por nëse Belshazarin e drithëronte ideja e pushtetit, kjo nuk i zgjati shumë.
-
-
Katër fjalë që ndryshuan botënKushtoju vëmendje profecive të Danielit!
-
-
a Në një mbishkrim të lashtë, mbreti Kir thoshte për Belshazarin: «Si [sundimtar] i shtetit të tij është vënë një ngordhalaq.»
-