-
Mëso nga shembulli i DanielitKulla e Rojës 2023 (Për studim) | Gusht
-
-
6. Çfarë mund ta ketë ndihmuar Danielin të ishte i guximshëm?
6 Çfarë mund ta ketë ndihmuar Danielin të tregonte guxim gjatë gjithë jetës? Në fëmijëri, Danieli kishte shembullin e mirë të nënës dhe babait të tij. Pa dyshim që ata u bindeshin udhëzimeve të Jehovait për prindërit izraelitë dhe i mësonin djalit të tyre Ligjin e Perëndisë. (Ligj. 6:6-9) Danieli dinte jo vetëm mësimet bazë, siç ishin Dhjetë Urdhërimet, por edhe shumë hollësi të Ligjit, si për shembull çfarë mund të hante një izraelit e çfarë jo.b (Lev. 11:4-8; Dan. 1:8, 11-13) Gjithashtu, Danieli kishte mësuar historinë e popullit të Jehovait dhe e dinte ç’pasoja vinin kur nuk jetonin sipas normave të Tij. (Dan. 9:10, 11) Nga përvojat që kishte pasur gjatë gjithë jetës, Danieli ishte i sigurt se çfarëdo që të ndodhte, Jehovai dhe engjëjt e Tij të fuqishëm do ta mbështetnin.—Dan. 2:19-24; 10:12, 18, 19.
-
-
Mëso nga shembulli i DanielitKulla e Rojës 2023 (Për studim) | Gusht
-
-
b Ka tri arsye të mundshme pse Danieli i konsideroi të papastra ushqimet e babilonasve: (1) Ai mund të ishte mishi i kafshëve të ndaluara nga Ligji. (Ligj. 14:7, 8) (2) Mishit mund të mos i ishte hequr gjaku siç duhej. (Lev. 17:10-12) (3) Ngrënia e atyre ushqimeve mund të shihej si pjesë e adhurimit të një perëndie të rremë.—Krahaso Levitikun 7:15 dhe 1 Korintasve 10:18, 21, 22.
-