-
Perandoria Medo-PerseGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Pak pasi ra Babilonia, mbreti pers Kiri dekretoi se judenjtë që kishin qenë robër mund të ktheheshin në atdhe dhe të rindërtonin tempullin e Jehovait. (Ezd 1:2-4) Më vonë, Dari I e respektoi atë dekret. (Ezd 6:1-11) Mbreti Asuer (me sa duket Kserksi I), pasi u informua siç duhet, nënshkroi një dekret që prishi një komplot për shfarosjen e judenjve. (Es 7:3–8:14) Në vitin 455 p.e.s., mbreti Artakserks Dorëgjati i dha leje Nehemisë që të rindërtonte muret e Jerusalemit, e që nga ai moment nisi numërimi së prapthi i periudhës profetike që do të mbaronte me ardhjen e Mesisë.—Ne 2:3-8; Dn 9:25.
-
-
Persia, persëtGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Në atë kohë, monarkët persë i kishin përmbushur profecitë e Danielit 7:5 dhe 8:4, ku, me anë të simboleve të ariut dhe të dashit, Perandoria Medo-Perse përshkruhet teksa zapton territore në tri drejtime kryesore: në veri, në perëndim dhe në jug. Mirëpo në vitin 490 p.e.s., në një fushatë kundër Greqisë, forcat e Darit pësuan disfatë në Maratonë. Dari vdiq në vitin 486 p.e.s.—Shih DARI nr. 2.
-
-
BrinjëtGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Fjala «brinjë» del përsëri në Bibël në vegimin që Perëndia i dha Danielit gjatë sundimit të mbretit Belshazar të Babilonisë. Në fillim iu shfaq në vegim bisha e parë që paraqiste dinastinë e mbretërve babilonas, pastaj një bishë tjetër që i ngjante ariut e që paraqiste ‘mbretin’ pasues, domethënë dinastinë e sundimtarëve botërorë medo-persë. Kjo bishë ngjashëm ariut kishte tri brinjë në gojë, që mund të tregojnë se ‘mbreti’ që simbolizohej nga ariu korri fitore në tri drejtime, siç bëri në fakt Medo-Persia. Përderisa në Shkrime numri tre përdoret si simbol i intensitetit ose i theksimit, tri brinjët mund të theksojnë gjithashtu makutërinë e kësaj bishe simbolike për territore.—Dn 7:5, 17; shih BISHAT SIMBOLIKE.
-