PERANDORIA ROMAKE
PROFECIA biblike e përshkruante Romën si një bishë «të frikshme, të tmerrshme dhe jashtëzakonisht të fortë», me dhëmbë hekuri. (Dn 7:7) Në vitin 70 të e.s., Jehovai e lejoi këtë perandori të rrënonte Jerusalemin.
Roma toleronte thuajse çfarëdolloj feje, mjaft që besimtarët e saj të merrnin pjesë edhe në kultin e perandorit. Adhurimi i perandorit shihej si faktor i rëndësishëm për unitetin e perandorisë. Prandaj kushdo që refuzonte të merrte pjesë në të, konsiderohej armik i shtetit. Të krishterët nuk u përfshinë në atë adhurim. Si rrjedhojë, paçka se ishin qytetarë të ndershëm, binin shpesh viktimë e përndjekjeve të egra. Ndër perandorët që nxitën përndjekje ishin Neroni, Domiciani, Mark Aureli dhe Diokleciani. Ponc Pilati, guvernator romak i Judesë, u thye para presioneve të krerëve fetarë të judenjve dhe urdhëroi të ekzekutohej Jezu Krishti, meqë kjo ishte në interesin e tij si politikan.
[Kutia]
QYTETET KRYESORE
Roma: Kryeqyteti i pjesës perëndimore të perandorisë; pas vitit 395 të e.s.,
perandoria u nda dhe kishte perandorë si në Romë, edhe
në Kostandinopojë; Perandoria Lindore mbijetoi rreth një mijë
vjet më shumë se Perandoria Perëndimore
Kostandinopoja: Kostandini e shpërnguli kryeqytetin e perandorisë nga Roma në Bizant, të cilit ia ndryshoi emrin në Kostandinopojë për nder të vetes
[Figura në botimin e shtypur]
Cezar Augusti. Gjatë sundimit të tij lindi Jezui
[Figura në botimin e shtypur]
Cezar Tiberi, i portretizuar në një monedhë. Ekzekutimi i Jezuit ndodhi gjatë mbretërimit të Tiberit
[Figura në botimin e shtypur]
Cezar Klaudi që dëboi judenjtë nga Roma
[Figura në botimin e shtypur]
Cezar Neroni, para të cilit u gjykua apostulli Pavël
[Figura në botimin e shtypur]
Vespasiani. Gjatë sundimit të tij u shkatërrua Jerusalemi bashkë me tempullin
[Figura në botimin e shtypur]
Titi, bir i Vespasianit, i paraqitur në një monedhë romake. U bë perandor nëntë vjet pasi shkatërroi Jerusalemin
[Figura në botimin e shtypur]
Domiciani. Kur sundonte ai, arriti kulmin përndjekja e të krishterëve, që duhet të ketë çuar në internimin e apostullit Gjon
[Figura në botimin e shtypur]
Rrënoja të një ujësjellësi romak në Cezare. Ky qytet-port i ndërtuar nga Herodi i Madh ishte rezidencë zyrtare e guvernatorëve romakë të Judesë
[Figura në botimin e shtypur]
Këto shtylla në vendndodhjen e Samarisë së lashtë dëshmojnë për ndikimin e Romës
[Figura në botimin e shtypur]
Vizatim i Kullës së Antonias. Kjo kullë ndodhej në cepin veriperëndimor të oborrit të tempullit në Jerusalem dhe u shërbente romakëve për të vëzhguar veprimtaritë në zonën e tempullit
[Figura në botimin e shtypur]
Model i hipodromit që me sa duket e ndërtoi në Jerusalem Herodi i Madh. Sipas zakonit romak, në të zhvilloheshin gara me karroca dhe të dënuarit i vinin të luftonin me bishat
[Figura në botimin e shtypur]
Harku i Titit në Romë përkujton fitoren e Romës kundër Jerusalemit në vitin 70 të e.s.; në basoreliev tregohen ushtarë romakë që marrin me vete enët e shenjta të tempullit
[Figura në botimin e shtypur]
Rrënoja të Koloseut në Romë. Ai mbetet një kujtim i argëtimeve mizore të përhapura në Romën e lashtë
[Figura në botimin e shtypur]
Altar kushtuar adhurimit të cezarit. Meqë nuk digjnin temjan për perandorin, të krishterët ishin viktimë e përndjekjeve të egra