I LASHTI I DITËVE
Përkthim i shprehjes aramaike ʽattík johmín që tregon «një (të moshuar) të shkuar në moshë». Ky titull i Jehovait del vetëm te Danieli 7:9, 13 dhe 22 dhe alternohet me titullin ‘Tejet i Larti’. (Dn 7:18, 22, 25, 27) Skena zhvillohet në një sallë gjyqi ku i Lashti i Ditëve ulet të gjykojë fuqitë botërore, të cilat përshkruhen në mënyrë simbolike përmes figurave të disa bishave të mëdha. Atyre u hiqet leja që të sundojnë tokën dhe ‘sundimi, lavdia dhe mbretëria’ i jepen dikujt që ngjan «si një bir njeriu», të cilit të gjithë popujt urdhërohen t’i shërbejnë.—Dn 7:10-14.
Në mënyrë të përshtatshme, titulli «i Lashti i Ditëve» vë në kontrast të qartë Perëndinë e përhershëm me fuqitë botërore që ndjekin njëra-tjetrën, të cilat ngrihen e bien; gjithashtu, ai portretizon Jehovain në rolin e vet si Gjykatësi i madhërishëm e i nderuar i të gjithëve.—Ps 90:2; 75:7.