KRAHU
Gjymtyrë e trupit të njeriut. Në Bibël, termi hebraik dhe ai grek për «krah» (zeróhaʽ; brakhíon) janë përdorur shpesh në kuptimin e figurshëm që të tregojnë forcë ose fuqi. (Zn 49:24, shën., NW; Jb 22:8, shën., NW; krahaso Lu 1:51.) ‘Krahu’ i Jehovait ka fuqi të pakufishme dhe është i aftë të krijojë vepra të mrekullueshme. (Jr 27:5; 32:17) Gjithashtu, nëpërmjet ‘krahut’ të tij Jehovai sundon (Is 40:10; Ezk 20:33), shpëton ata që vuajnë (Ps 44:3; Is 52:10), çliron popullin e vet (Da 6:6; Is 63:12; Ve 13:17), e mbështet dhe kujdeset për të (Lp 33:27; Is 40:11; Ho 11:3), gjykon (Is 51:5) dhe shpërndan armiqtë (Ps 89:10; Lu 1:51). T’ia thyesh krahun dikujt, do të thotë t’ia thyesh fuqinë. (Jb 38:15; Ps 10:15; Jr 48:25) Nëpërmjet Jezu Krishtit, të veshur me pushtet e fuqi dhe në rolin e Gjykatësit e të Ekzekutuesit, Jehovai shfaq fuqinë e vet që përfaqësohet nga «krahu» i Tij.—Is 53:1; Gjo 12:37, 38.
Krahu prej mishi, që përfaqëson fuqinë e njeriut, sipas Biblës nuk është i besueshëm dhe i lë në baltë ata që mbështeten tek ai. Jehovai e paralajmëron popullin e vet se besimi te krahu i njeriut sjell zhgënjim dhe pasoja shkatërrimtare. (2Kr 32:8; Jr 17:5) Ai do ta thyejë krahun e të ligjve që në Shkrime thuhet se i shtyp viktimat e veta.—Jb 35:9; 38:15; Ps 10:15.
Në ëndrrën e mbretit Nabukodonosor, gjoksi dhe krahët prej argjendi të shëmbëlltyrës përfaqësojnë Medo-Persinë, mbretërinë dhe fuqinë botërore që i zuri vendin Babilonisë, kokës prej ari.—Dn 2:32, 39.