BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 193
  • Çfarë thotë Bibla për Danielin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për Danielin?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Kush ishte Danieli?
  • Danieli: Libër në gjyq
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Libri biblik numër 27​—Danieli
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Pika kryesore nga libri i Danielit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Libri i Danielit dhe ti
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 193
Profeti Daniel i lutet Perëndisë në një strofull luani.

Çfarë thotë Bibla për Danielin?

Përgjigjja e Biblës

Danieli ishte një profet i shquar jude që jetoi gjatë shekullit të shtatë dhe të gjashtë p.e.s. Perëndia i dha aftësinë që të interpretonte ëndrrat, i dha vegime për ngjarje të së ardhmes dhe e frymëzoi të shkruante një libër të Biblës që mban emrin e vetë profetit.—Danieli 1:17; 2:19.

Kush ishte Danieli?

Danieli u rrit në Judë, një mbretëri ku ndodhej qyteti i Jerusalemit dhe tempulli i judenjve. Më 617 p.e.s., mbreti i Babilonisë, Nabukodonosori, pushtoi Jerusalemin dhe çoi në mërgim në Babiloni «të parët e vendit». (2 Mbretërve 24:15; Danieli 1:1) Edhe Danielin, që do të ketë qenë adoleshent në atë kohë, e çuan në mërgim me ta.

Danieli dhe të rinj të tjerë po shoqërohen nga rojat mbretërore për në pallatin e Babilonisë.

Danielin dhe disa të rinj të tjerë (mes tyre Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja) i çuan në pallatin e Babilonisë që t’u jepnin stërvitje speciale për të shërbyer në qeveri. Edhe pse u ushtruan presion që të bënin kompromis me besimin e tyre, Danieli dhe tre shokët e tij i qëndruan besnikë Perëndisë së tyre, Jehovait. (Danieli 1:3-8) Pasi u stërvitën për tre vjet, mbreti Nabukodonosor i lavdëroi për mençurinë dhe aftësitë e tyre dhe arriti në përfundimin se «në mbarë mbretërinë e tij ata ishin dhjetë herë më mirë se gjithë priftërinjtë që merreshin me magji dhe ndjellësit e frymërave». Mbreti caktoi Danielin dhe shokët e tij që të shërbenin në oborrin mbretëror.—Danieli 1:18-20.

Dekada më vonë, kur Danieli mund të ketë qenë te të 90-at, e thirrën në pallat. Një mbret me emrin Belshazar, që në atë kohë sundonte në Babiloni, i kërkoi Danielit të interpretonte shkrimin me dorë që u shfaq në mënyrë misterioze në mur. Me anë të drejtimit hyjnor, Danieli zbuloi se Babilonia do të pushtohej nga Perandoria Medo-Perse. Babilonia u pushtua po atë natë.—Danieli 5:1, 13-31.

Danieli duke interpretuar shkrimin me dorë në një mur.

Tani, nën sundimin medo-pers, Danieli u emërua zyrtar i lartë dhe mbreti Dar po mendonte t’i jepte edhe më shumë autoritet. (Danieli 6:1-3) Mirëpo disa zyrtarë xhelozë thurën një komplot për ta vrarë Danielin. Ata e hodhën në gropën e luanëve, por Jehovai e shpëtoi. (Danieli 6:4-23) Aty nga fundi i jetës, Danielit iu shfaq një engjëll që e siguroi dy herë se Danieli ishte «njeri shumë i vyer».—Danieli 10:11, 19.

Shiko një dramatizim të gjallë të këtyre ngjarjeve në dramën me dy pjesë të bazuar në Bibël, me titull: Danieli—Një jetë e tërë plot besim.

Çfarë zbulon historia për librin e Biblës që mban emrin e Danielit?

Danieli raportoi: Nabukodonosori ngriti një shëmbëlltyrë shumë të lartë dhe i urdhëroi nënshtetasit e tij ta adhuronin. Ata që nuk iu bindën, i hodhi në furrën me zjarr përvëlues.—Danieli 3:1-6.

Çfarë tregon historia: Një enciklopedi (Encyclopædia Britannica) thotë se Nabukodonosori ndërmori projekte ndërtimi gjigante në Babiloni «jo vetëm për t’u mbuluar vetë me lavdi, por edhe për nder të perëndive. Ai thoshte se ‘i bënte njerëzit të adhuronin perënditë e mëdha’».

Ekzekutimet në një furrë zjarri përmenden shpesh në dokumentet e lashta babilonase, përfshirë këtu raste kur djegie të tilla urdhëroheshin nga një sundimtar. Një tekst i lashtë që daton në kohën e mbretërimit të Nabukodonosorit, përshkruan ndëshkimin për zyrtarë të akuzuar për blasfemi ndaj perëndive të Babilonisë. Në tekst thuhet: «Shkatërrojini, digjini, piqini . . . në furrën e gatimit . . . bëjuani tymin shtëllungë, silljani fundin e zjarrtë me flakë të pamëshirshme.»a

Danieli shkroi: Mbreti Nabukodonosor u mburr për projektet e tij të ndërtimit.—Danieli 4:29, 30.

Tullë e zbuluar në Babiloni, që ka të stampuar emrin e Nabukodonosorit

Çfarë tregon historia: «Dokumentet historike që vetë Nabukodonosori la për brezat e mëvonshëm flasin . . . për një mbret të madh e të bindur se ishte i drejtë e i fuqishëm.»b Për shembull, një mbishkrim në një ndërtesë ka këtë mburrje të Nabukodonosorit: «Ndërtova me bitum e tulla një mur madhështor që, ashtu si një mal, nuk mund ta luajnë vendit. . . . I përforcova fortifikatat e Esagilës dhe të Babilonisë që njerëzit ta kujtojnë mbretërimin tim përgjithmonë.»c Shumë nga tullat e zbuluara në Babiloni kanë të stampuar emrin e Nabukodonosorit.

Danieli shkroi: Mbreti Belshazar i ofroi Danielit mundësinë të ‘sundonte si i treti në mbretërinë’ e Babilonisë.—Danieli 5:1, 13-16.

Ky cilindër kuneiform i vitit 550 p.e.s. përmend mbretin Nabonid dhe djalin e tij, Belshazarin

Çfarë tregon historia: Një burrë me emrin Nabonid ishte mbret në kohën kur u zhvilluan ngjarjet e dokumentuara te Danieli kapitulli 5. Por, Nabonidi e kaloi shumicën e mbretërimit të tij në Arabi, jo në Babiloni. Kush sundonte në Babiloni në mungesë të tij? Historiani Rejmond Filip Dauerti, në librin e tij Nabonidi dhe Belshazari shkruan: «Një dorëshkrim kuneiform thotë se Nabonidi ia besoi mbretërimin djalit të tij të madh, d.m.th. Belshazarit. Belshazari kreu të gjitha funksionet mbretërore në mungesë të monarkut, babait të tij.» Meqë Nabonidi dhe Belshazari tashmë kishin vendin e parë dhe të dytë në mbretëri, Belshazari i ofroi Danielit vendit e tretë.

a Journal of Biblical Literature, vëllimi 128, numër 2, faqet 279, 284.

b Babylon—City of Wonders, nga Irving Finkeli dhe Mikael Seimuri, faqja 17.

c Archæology and the Bible, nga Xhorxh Bartoni, faqja 479.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo