-
JonaiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Bima e kungullujësit i dha Jonait një mësim të mirë për mëshirën. Atij iu dhimbs bima dhe ndoshta tha me vete pse të prishej, megjithëse as e kishte mbjellë, as ishte kujdesur për të. Kurse Jehovai, Krijuesi dhe Mbështetësi i jetës, kishte shumë më tepër arsye t’i vinte keq për Ninevinë. Banorët e saj dhe gjëja e gjallë kishin shumë më tepër vlerë se një kungullujës. Prandaj Jehovai i tha Jonait: «Po mua, a nuk duhej të më vinte keq për Ninevinë, për qytetin e madh, në të cilin ka më shumë se njëqind e njëzet mijë njerëz, që nuk dinë të dallojnë as të djathtën nga e majta, si edhe shumë kafshë shtëpiake?!» (Jn 4:9-11) Jonai duhet të ketë nxjerrë mësimin e duhur, pasi e përcolli çdo përvojë të tij me shumë sinqeritet.
-
-
NineviaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Në kohën e Jonait. Në shekullin e nëntë p.e.s., profeti i Jehovait, Jonai, shpalli gjëmën që i kanosej Ninevisë për shkak të ligësisë së banorëve të saj. Megjithatë, meqë populli dhe mbreti u penduan, Jehovai nuk e ndëshkoi qytetin. (Jn 1:1, 2; 3:2, 5-10) Asokohe, Ninevia ishte një qytet i madh dhe «duheshin tri ditë udhë në këmbë që ta përshkoje». (Jn 3:3) Ajo kishte një popullsi prej më shumë se 120.000 banorësh. (Jn 4:11) Ky përshkrim i Biblës përputhet me dëshmitë arkeologjike. Andre Parro, kryekujdestari i Muzeve Kombëtare të Francës, thoshte:
«Njësoj si sot Londra e vjetër është shumë e ndryshme nga ajo që quhet ‘Londra e Madhe’—term që përfshin edhe periferitë dhe përcakton një zonë shumë më të madhe—ka të ngjarë që edhe njerëzit që jetonin larg Asirisë, me fjalën ‘Ninevi’ të nënkuptonin atë zonë që sot njihet si ‘trekëndëshi asirian’ . . . , i cili shtrihet nga Khorsabadi, në veri, deri në Nimrud, në jug; ai përbëhet nga një varg pothuajse i pandërprerë fshatrash dhe zgjatet për nja 40 kilometra. . . .
Feliks Xhonsi ka llogaritur se Ninevia mund të ketë pasur 174.000 banorë, dhe kohët e fundit, në gërmimet që bëri në Nimrud, M. E. L. Malouani zbuloi një stelë të Ashurnazirpalit ku thuhet se ai ftoi në një gosti një numër marramendës prej 69.574 mysafirësh. Malouani mendon se, duke llogaritur edhe të huajt, Kalaku (Nimrudi) mund të ketë pasur 65.000 banorë. Por sipërfaqja e Ninevisë është dy herë më e madhe se ajo e Nimrudit, dhe kjo vërteton tërthorazi numrin që gjendet te Jonai 4:11.»—Nineveh and the Old Testament, 1955, f. 85, 86; shih JONAI nr. 1; LIBRI I JONAIT.
-