BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ai mësoi mëshirën
    Kulla e Rojës—2009 | 1 Prill
    • Perëndia arsyetoi me Jonain duke i thënë se profetit i vinte keq për tharjen e një bime që ishte rritur brenda natës, bimë që Jonai as e kishte mbjellë e as kishte bërë gjë për ta rritur. Pastaj Perëndia vazhdoi: «Po mua, a nuk duhej të më vinte keq për Ninevinë, për qytetin e madh, në të cilin ka më shumë se njëqind e njëzet mijë njerëz, që nuk dinë të dallojnë as të djathtën nga e majta, si edhe shumë kafshë shtëpiake?!»—Jonai 4:10, 11.d

      A e kuptoni sa i thellë ishte mësimi që donte t’i jepte Jehovai? Jonai nuk kishte ngritur as gishtin për t’u kujdesur për atë bimë. Kurse Jehovai ishte Burimi i jetës për ninevitët dhe i kishte mbështetur, ashtu siç bën me të gjitha krijesat në tokë. Si mund t’i jepte Jonai më shumë vlerë një bime, sesa jetës së 120.000 njerëzve, bashkë me bagëtitë e tyre? Mos vallë kishte lejuar që tek ai të mbizotëronin mendimet egoiste? Në fund të fundit, atij i vinte keq për kungullujësin ngaqë kishte hallin e vet. A nuk u zemërua për Ninevinë i shtyrë nga motive po kaq egoiste—një dëshirë krenare për të shpëtuar imazhin e tij, për të provuar që kishte të drejtë?

      Vërtet një mësim i thellë! Por, lind pyetja, a ia vuri veshin Jonai? Libri që mban emrin e tij mbaron me pyetjen e Jehovait, pa marrë përgjigje. Disa kritikë thonë se Jonai nuk iu përgjigj kurrë asaj pyetjeje. Por, në të vërtetë përgjigjja e tij është vetë libri që shkroi. Provat tregojnë se Jonai shkroi librin që mban emrin e tij. Përpiquni të përfytyroni profetin, i kthyer në vendin e tij, duke shkruar këtë tregim. Mund të arrijmë të shohim me sytë e mendjes një burrë më të moshuar, më të mençur dhe më të përulur, që tund kokën me pendim ndërsa hedh me shkrim gabimet, rebelimin dhe kokëfortësinë e tij për të mos treguar mëshirë. Është më se e qartë që Jonai zuri mend nga mësimi i mençur i Jehovait. Mësoi të ishte i mëshirshëm. Po ne, a do të tregohemi të mëshirshëm?

  • Ai mësoi mëshirën
    Kulla e Rojës—2009 | 1 Prill
    • d Duke thënë se ata njerëz nuk dinin të dallonin të djathtën nga e majta, Perëndia po thoshte se ata nuk kishin fare njohuri për normat e Perëndisë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo