-
Libri biblik numër 35—Habakuku«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
3. Ç’rrethana që ndikuan në Judë, na ndihmojnë të përcaktojmë kohën kur u shkrua libri i Habakukut?
3 Kur i bëri Habakuku shpalljet e tij profetike? Shënimi i përmendur më lart dhe fjalët «Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë», tregojnë se tempulli i Jerusalemit ishte ende në këmbë. (2:20) Kjo, bashkë me mesazhin e profecisë, sugjerojnë se shpallja është bërë jo shumë kohë para shkatërrimit të Jerusalemit në vitin 607 p.e.s. Por, sa vjet më parë? Duhet të ketë qenë pas mbretërimit të Josisë, mbretit me frikë nga Perëndia, në vitet 659 p.e.s.-629 p.e.s. Vetë profecia na jep çelësin, kur parathotë një vepër që populli i Judës nuk do ta besonte edhe sikur t’ia tregonin. Çfarë është? Është ngritja e kaldeasve (babilonasve) nga Perëndia për të ndëshkuar Judën e pabesë. (1:5, 6) Kjo të bën të mendosh për pjesën e parë të mbretërimit të Jehojakimit idhujtar, kohë kur në Judë mosbesimi dhe padrejtësia ishin tepër të përhapura. Jehojakimin e kishte vënë në fron faraoni Neko, dhe kombi ishte në sferën e ndikimit egjiptian. Në rrethana të tilla, populli mund të ndihej i justifikuar të mos besonte asnjë mundësi pushtimi nga ana e Babilonisë. Mirëpo, Nabukodonosori e mundi faraonin Neko në betejën e Karkemishit, në vitin 625 p.e.s., duke thyer kështu fuqinë e Egjiptit. Ka të ngjarë, pra, që profecia të jetë shpallur para asaj ngjarjeje. Në këtë mënyrë, treguesit na drejtojnë te fillimi i mbretërimit të Jehojakimit (që nisi në vitin 628 p.e.s.), duke e bërë Habakukun një bashkëkohës të Jeremisë.
-
-
Libri biblik numër 35—Habakuku«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
6. Ç’gjendje ekziston në Judë dhe ç’vepër që ngjall habi do të kryejë Jehovai?
6 Profeti i thërret Jehovait (1:1–2:1). Mungesa e besimit në Judë, ka bërë që në mendjen e Habakukut të lindin disa pyetje. Ai pyet: «Deri kur, o Jehova, do të thërras për ndihmë dhe ti nuk do të më dëgjosh?» «Përse para meje ka grabitje dhe dhunë?» (1:2, 3) Ligji mpihet, i ligu rrethon të drejtin dhe drejtësia shtrembërohet. Për këtë arsye, Jehovai do të kryejë një vepër që do të ngjallë habi, diçka që ‘nuk do ta besojnë, edhe sikur t’ua tregojnë’. Faktikisht, ai «po ngre kaldeasit»! Sa i frikshëm është vegimi i Jehovait për kombin e egër që vjen me të shpejtë. Vjen vetëm për dhunë dhe mbledh robër «si rëra». (1:5, 6, 9) Asgjë s’mund t’i bëjë ballë, as mbretërit dhe as zyrtarët e lartë, sepse ai qesh me të gjithë ata. Pushton çdo vend të fortifikuar. E gjithë kjo vjen si gjykim e qortim nga Jehovai, «i Shenjti». (1:12) Habakuku pret me vëmendje që Perëndia të flasë.
-